Igor Tudor, trajner i ri i Juventusit: Ngjashmëria me Antonio Conten dhe rikthimi në frymën e Zonjës së Vjetër?

Pas një jave me thashetheme dhe spekulime, Juventus e shpalli zyrtarisht të dielën emërimin e Igor Tudorit si trajner të ri deri në fund të sezonit.
Një lëvizje që kujton emërimin e Antonio Contes në vitin 2011, sipas Forbes.
Sipas raportimeve të shumta, përfshirë ato të gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio (Sky Italia), Tudor ka nënshkruar një kontratë deri në qershor, me mundësi zgjatjeje deri në vitin 2026 nëse arrin suksese.
Pse Juvenrusit e zgjodhi Igor Tudorin?
Me spekulimet që kanë marrë fund, vëmendja tani është drejtuar drejt arsyeve të emërimit të Tudor dhe kontributit që ai mund të sjellë në nëntë ndeshjet e mbetura të sezonit.
Pyetja kryesore lidhet me paraardhësin e tij. Verën e kaluar, Juventus vendosi të ndahej me Massimiliano Allegri në favor të qasjes moderne taktike të Thiago Mottës, i cili kishte çuar Bolognan në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, Motta nuk arriti të realizojë një përparim të qartë në Juventus. Klubi u eliminua nga garat evropiane dhe Kupa e Italisë, duke përfunduar në vendin e pestë në Serie A.
Edhe pse filozofia e tij taktike shihej herë pas here, mungesa e rezultateve të qëndrueshme shkaktoi shqetësime dhe kritika.
“Gjëja më shqetësuese është mungesa e reaksionit. Ajo që pamë nuk pasqyron frymën e Juventusit”.
“Ju mund të humbni, por të paktën me krenari. Askush sot—as në stol, as në administratë—nuk mund të flejë i qetë duke pretenduar se ka bërë më të mirën”, kishte deklaruar ish-kapiteni Alessandro Del Piero pas humbjes 4-0 ndaj Atalantës dhe humbjes turpëruese 3-0 ndaj Fiorentinës.
Mungesa e dëshirës dhe e “shpirtit luftar” që karakterizonte Juventusin e Contes ishte e dukshme në ekipin e Mottas.
Ankesa të ngjashme për mungesën e kësaj fryme kishin qenë të pranishme edhe gjatë mandatit të Gigi Del Nerit në 2010/11, para se klubi të kthehej te Antonio Conte. Ai mori përsipër një skuadër që kishte përfunduar të shtatën dy sezone radhazi dhe e shndërroi në kampion.
Paralelizmi mes Tudor dhe Contes
Conte e filloi karrierën si trajner me një rënie në Serie B me Arezzo, pastaj fitoi kampionatin e Serie B me Bari, ndërsa aventura e tij te Atalanta zgjati vetëm 13 ndeshje. Vetëm pasi e çoi Sienën në Serie A, Juventus i dha atij një shans.
Në atë kohë, Conte kishte 125 ndeshje si trajner, me një përqindje fitoresh prej 57 për qind.
Tudor, nga ana tjetër, ishte shoku i skuadrës së Contes gjatë karrierës së tij si futbollist dhe ndan të njëjtin pasion dhe energji.
Ai e filloi karrierën si trajner në akademinë e Hajdukut, ku pati mundësinë të vizitonte stërvitjet e Juventusit dhe të vëzhgonte metodat e Contes. Më pas, ai drejtoi ekipin e parë të Hajdukut, duke fituar Kupën e Kroacisë, dhe u provua në PAOK, Karabukspor dhe Galatasaray.
43% – Under Thiago Motta, Juventus have won 18 of their 42 matches in all competitions, 43%; only two managers with at least 40 games with the Bianconeri have recorded a lower percentage of wins since 1929/30: Luigi Delneri (40%, 20/50) and Sandro Puppo (24%, 15/62). Difficulty. pic.twitter.com/xIpiRM1r9U
— OptaPaolo (@OptaPaolo) March 23, 2025
Rikthimi i tij në Serie A erdhi me Udinese, të cilin e shpëtoi nga zbritja. Një sezon tjetër me Hajduk dhe një periudhë si asistent i Andrea Pirlos në Juventus (2020-21) i dhanë përvojë shtesë.
Më pas, ai drejtoi Hellas Veronën me sukses (vend i nëntë në Serie A) dhe Marseillen, ku fitoi vendin e tretë në Ligue 1 dhe një vend në Ligën e Kampionëve.
Sezonin e kaluar, ai mori Lazion në fund dhe arriti gjashtë fitore në nëntë ndeshjet e fundit.
Në total, Tudor ka drejtuar 106 ndeshje në Itali dhe Francë, me 51 fitore (48%) dhe 29 humbje (27%). Conte, për krahasim, kishte 57% fitore para se të merrte Juventusin.
Çfarë mund të presë Juventusi nga Tudor?
Ndryshe nga Motta, i cili preferonte një qasje të disiplinuar me mbrojtje zonale dhe sistemin 4-1-4-1, Tudor është një adhurues i futbollit agresiv.
Sistemi i tij i preferuar është 3-4-2-1, me presion të lartë dhe kalime të shpejta sulmuese. Në Marseille, ai përdori lojtarë kreativë si Dimitri Payet dhe Alexis Sanchez për të shfrytëzuar topat e fituar në presion.
Me Veronën, ai arriti fitore ndaj Atalantës, Romës, Juventusit dhe Lazion, duke shënuar 65 gola në sezon—vetëm pesë më pak se Milan, kampionët e atëhershëm.
Ardhja e tij mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për Dusan Vlahovicin, i cili ra në plan të dytë nën drejtimin e Mottas. Tudor e ka lavdëruar sulmuesin serb në të kaluarën dhe mund ta rikthejë atë në formën kulmore.
Pasi përfundoi rolin si asistent i Pirlos, Tudor deklaroi për EuroSport: “Nuk do të jem më asistent i askujt. E pranova këtë rol vetëm sepse ishte Juventusi”,
Tani ai fillon një kapitull të ri si trajner kryesor. Ashtu si Conte, ai është një ish-lojtar i Juventusit, me një mentalitet luftarak dhe një preferencë për sistemin me tre mbrojtës.
Detyra e tij? Të rikthejë Juventusin aty ku i takon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hansi Flick sqaron deklaratën që dha për Real Madridin e cila shkaktoi polemika të mëdha

Abazi tregon se si ndodhi shkuarja në Bullgari me dokumente të huaja për të nënshkruar me Lokomotiva Plovdivin

Juventusi merr fitoren e parë nën drejtimin e Igor Tudor, mposht Genoan në shtëpi

Ronaldo i bindi dy lojtarë të Man United t’i bashkohen klubit me një telefonatë të thjeshtë

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Merret vendimi për të ardhmen e Xabi Alonsos – shefi i Bayer Leverkusen zbulon gjithçka

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata