Igli Tare me akuza të rënda për David Silvan: Kam respekt si lojtar, por jo si njeri

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka akuzuar rëndë David Silvan për sjelljen e tij, pasi ka dëgjuar për transferimin e tij në Real Sociedad.
Lojtari ishte afër Lazios, por që Silva u kthye në Spanjë, duke e zyrtarizuar transferimin si lojtar i lirë në Real Sociedad.
Marrëveshja me Lazion ishte kryer javën e shkuar dhe testet mjekësore ishin kryer në Romë, ndërsa lojtari do të fitonte një marrëveshje me vlerë 4 milionë euro në vit plus shpërblime.
Sipas Sky Sport Italia, lojtari nuk i kishte treguar Lazios që ai kishte nënshkruar me klubin e La Ligas dhe Tare e zbuloi pasi Sociedad lëshoi deklaratën zyrtare mbrëmë.
"Mësova për transferimin e David Silva në Real Sociedad".
"Kam shumë respekt për të si lojtar, por jo si njeri", ka thënë drejtori sportiv në një deklaratë për faqen zyrtare të Lazios. /Telegrafi/








































