LAJMI I FUNDIT:

IFA 2019: Samsung Electronics feston 5 dekada projektimi të së ardhmes tuaj

IFA 2019: Samsung Electronics feston 5 dekada projektimi të së ardhmes tuaj

Kompania prezanton një gamë të gjerë të produkteve inteligjente dhe të ndërlidhura, të projektuara për t’iu përshtatur stilit tuaj të jetesës gjithmonë në evolim.

Samsung Electronics sot shënoi përvjetorin e tij të 50-të në IFA 2019 dhe mbajti një konferencë për shtyp ku paraqiti vizionin e kompanisë të përqendruar tek inovacioni, ndërlidhja dhe e ardhmja.


Kompania deklaroi se: do të demokratizojë teknologjinë QLED 8K me prezantimin e një linje të plotë të QLED 8K TV; do të rinovojë tregun e pajisjeve elektroshtëpiake me linjën e saj BESPOKE të frigoriferëve të personalizuar; dhe do të zgjerojë më tej gjurmën e pajisjeve 5G të Samsung me lançimin e Galaxy A90 5G të ri dhe Galaxy Fold 5G. Këto oferta të reja, plus shumë të tjera, ilustrojnë ambicien e vazhdueshme të Samsung për të përmirësuar portofolin e saj me produkte dhe shërbime të guximshme e innovative, të projektuara për të nesërmen.

“Që nga lançimi i televizorit fillestar bardhë e zi të Samsung gati 50 vite më parë, ne kemi prezantuar teknologji të avancuara në pajisjet elektronike të konsumatorit, pajisjet shtëpiake dhe telefoninë,” tha Benjamin Braun, Drejtor i Marketingut dhe Zv. President në Samsung Europe. “Samsung do të vazhdojë të ndërtojë trashëgiminë e kompanisë dhe të sjellë risi që ndryshojnë jetën e klientëve tanë.”

Linja e plotë e Ekranëve lançohet me QLED 8K TV të ri 55 inch 

Që prej lançimit të TV QLED 8K të Samsung vitin e kaluar, blerjet totale të TV QLED janë rritur 200%. Ky adoptim i shpejtë i TV QLED ka çuar në më shumë se dy milion njësi të shitura në të gjithë botën në gjysmën e parë të këtij viti, duke drejtuar dëshirën e dëshmuar të konsumatorit për TV me ekran të madh dhe cilësi të lartë. Për të rritur formacionin edhe më tej, QLED 8K 55-inç do t’i bashkohet gamës së QLED të Samsung të versioneve aktuale 65, 75, 82 dhe 85 inç.

QLED 8K TV 55-inç do të jetë në dispozicion në të gjithë botën në shtator. Me këtë shtesë të re, Samsung u përgjigjet kërkesave të konsumatorëve për zgjedhje optimale duke siguruar një gamë të madhësive të opsioneve që i përshtaten shtëpive të ndryshme. Varianti i ri 55 inç do të ofrojë përfitimet e vazhdueshme premium të gamës se televizorëve QLED 8K, duke përfshirë cilësinë e pakrahasueshme të imazhit me thellësi dhe detaje, vëllimin 100% të ngjyrave dhe teknologjinë innovative në rritje të Inteligjencës Artificiale. Proçesori Quantum 8K njeh dhe përmirëson përmbajtjen me rezolucion më të ulët në cilësinë 8K të pastër, pavarësisht nga mënyra e transmetimit që përdor konsumatori, si shërbim transmetimi, dekoder me HDMI ose USB, apo edhe mobile mirroring.

Elektroshtëpiaket BESPOKE për një stil modern jetese të konsumatorëve

Teksa kufiri midis mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake vazhdon të mjegullohet, Samsung po krijon zgjidhje gjithnjë e më të personalizueshme të stilit të jetesës në shtëpi, që i përshtaten një sërë nevojave të konsumatorëve.

Për këtë qëllim, frigoriferët e rinj BESPOKE inovativë Samsung po vijnë në Evropë. Projektuar si njësi modulare, këta frigoriferë mund të përshtaten në hapësira të ndryshme, me një variacion përmasash në dispozicion, duke filluar nga modelet me derë të vetme deri në ato me katër dyer.

Për ata përdorues që duan edhe më shumë nga kuzhina e tyre, Samsung sot lançon furrën e avullit me shumë funksione Dual Cook Steam, e cila krenohet me një dizajn modern që ofron fleksibilitet të jashtëzakonshëm dhe opsione të shumta gatimi. Furra pozicionohet vertikalisht dhe integron sipërfaqe me reliev me një ekran të ri përdoruesi që sjell një nivel të ri të projektimit. Dhe me veçorinë e saj të dyfishtë Cook Steam, ajo mund të gatuajë njëkohësisht me konveksion në njërën ndarje dhe me avull në tjetrën.

Me një ndikim përtej jetës tonë të përditshme, risitë e kuzhinës së Samsung tashmë kanë ndihmuar në uljen e nivelit të mbeturinave të prodhuara në shtëpi. Kompania ka ndërmarrë këtë hap të mëtejshëm në IFA 2019 duke njoftuar një partneritet edhe më të thellë me Whisk, një zhvillues të platformës inteligjente të ushqimit. Përmes integrimit me pajisjet Samsung, si listat inteligjente të blerjeve në frigoriferët Family Hub, Samsung dhe Whisk po mundësojnë një përvojë gatimi më të këndshme dhe të përgjegjshme për mjedisin për të gjithë familjen.

Ndërkohë që shtëpia mesatare bëhet më kompakte dhe më shumë njerëz vendosen në zonat urbane, Samsung është përqendruar në ofrimin e produkteve që përshtaten me stilin ekzistues të jetës. AirDresser, i cili ngjason me një gardërobë ose me një pasqyrë vertikale, është një pajisje për të rifreskuar veshjet. Për më tepër, Samsung po hedh në treg pastruesin e ajrit AX9500, sistemi i parë i pastrimit pa erë në botë. Dizajni i tij modular siguron që të mund të inkorporohet në një larmi mjedisesh, dhe në sajë të një sistemi filtrimi me tre shtresa, zvogëlon praninë e gazrave të dëmshëm, pluhurit dhe alergeneve nga ajri

Me fshesën me korrent pa tel POWERstick Jet™, konsumatorët mund të provojnë aftësinë thithëse më të mirë të industries prej 200W. Me sistemin e tij të filtrimit HEPA me 5 shtresa dhe baterinë që zgjat një orë në përdorim, mund të kapë 99.999% të grimcave të pluhurit dhe alergeneve, duke i mbërthyer brenda tubit thithës që nuk i lejon të depërtojnë sërish në ajër.

Ju prezantojmë Galaxy A90 5G të ri: Samsung zgjeron ekosistemin Galaxy 

Që prej lançimit të Galaxy S10 5G në fillim të këtij viti, Samsung ka punuar me rrjetin e tij global të partnerëve për të siguruar akses në lidhjen celulare 5G për të gjithë.

Sot, Samsung forcoi më tej linjën e tij të smartphone-ve 5G me lançimit e Galaxy A90 5G të ri, i cili do të jetë në dispozicion në Evropë nga tetori. Me Galaxy A90 5G, përdoruesit mund të shkarkojnë shpejt përmbajtje me cilësi të lartë dhe të ndajnë video live; mund të zhyten në një ekran të gjerë 6.7 inç FHD + Super AMOLED Infinity-U; dhe përfitojnë nga një bateri 4,500 mAh dhe kamera kryesore 48MP. Galaxy A90 5G i ofron konsumatorëve “të uritur” për përmbajtje pajisjen optimale për krijimin dhe konsumimin e përmbajtjes.

Samsung konfirmoi gjithashtu se i shumëprituri Galaxy Fold do të jetë i disponueshëm në të Zezë Kozmosi dhe Gri Hapësinore duke filluar nga 18 Shtator 2019, në Francë, Gjermani, Singapor dhe në Mbretërinë e Bashkuar., ndjekur nga lançimi në SHBA. Një opsion i gatshëm 5G do të jetë gjithashtu i disponueshëm në tregje të përzgjedhura, duke u siguruar konsumatorëve lidhjen më të fundit të rrjetit për të përmirësuar më tej përvojën e re të palosshme.

I përkushtuar ndaj sigurimit të një përvoje të jashtëzakonshme për përdoruesit, pa kompromentuar cilësinë ose madhësinë, këtë verë që lamë pas pamë gjithashtu prezantimin e një morie produktesh të reja nga Samsung.

Galaxy Note10 dhe Note10+ ofrojnë fuqinë dhe performancën lider të kategorisë, që u mundësojnë përdoruesve të punojnë ashtu siç dëshirojnë dhe të shfaqin shpirtin e tyre krijues, teksa janë në lëvizje. Galaxy Tab S6 i ri vjen me S Pen-in dallues të Samsung dhe është tableti i parë në botë që përmban një kamerë të dyfishtë me Lente Ultra Wide dhe një ekran super AMOLED 10.5 inç. Projektuar për përdoruesit me performancë të lartë, të cilët nuk duan të ngarkohen me një laptop, Galaxy Book S kombinon lëvizshmërinë dhe lidhjen e një smartphone dhe produktivitetin e fuqishëm të një PC. Më në fund, më 6 shtator, Samsung do lançoi Galaxy Watch Active2 të ri.

Që nga viti 2017, Samsung ka ekspozuar teknologjitë e saj inovative në Samsung Town, një hapësirë ​​e projektuar posaçërisht, që tregon gamën e saj të plotë për vizitorët, që ata të përjetojnë mënyrat unike dhe të leverdisshme të jetesës së lidhur. Këtë vit, Samsung mori një iniciativë të re duke dizajnuar hapësira për të gjitha llojet e konsumatorëve, nga freelancer të punës në shtëpi deri tek influencers, të sapo-martuarit dhe më shumë. Samsung Town gjithashtu do të demonstrojë sesi jeta bëhet më e thjeshtë me Samsung Bots.

Për të mësuar më shumë rreth të gjitha produkteve të Samsung të prezantuara në IFA 2019, vizitoni Kabinën Elektronike të Samsung në Nivelin 2, City Cube Berlin nga 6 deri në 11 Shtator.

Për më shumë informacion mbi Samsung dhe portofolin e tij të produkteve, ju lutem vizitoni www.samsung.com.

Në trend Teknologji

Më shumë
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Kalo në kategori