Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, përmes një reagimi në Facebook ka thënë se deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci këshillat për nepotizëm, korrupsion e banditizëm, Mefaili duhet t’ia jap partisë së vet.
Idrizi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook i ka kujtuar Bajqinovcit se brenda 50 ditëve qeverisje të LVV-së ka pasur keqpërdorime që janë bërë nga ta.
Deputetja e PDK-së po ashtu ka thënë se partia e saj vijat e kuqe ia ka vënë vetëm Serbisë, për dallim nga partitë tjera shqiptare në Kosovë.
“Rikujtim: PDK e ka të qartë se kujt i’a vendos vijat e kuqe, e ajo është Serbia. Sa i përket korrupcionit, nepotizmit e banditizmit Mefaili është mirë që këto këshilla t’i japë partisë së vet. Ai e din mirë se gjysma e kabinetit qeverisës në Komunën e Prizrenit është me akt-akuza për krim e korrupsion. Me që e paska luajtur këshilltarin, është mirë që këshillat e kësaj natyre t’i jep tek udhëheqësit komunal në Mitrovicë, se si ta ndalin korrupsionin, nepotizmin dhe banditizmin. Me këtë hipokrizi nuk e bind askënd sepse veprimet korruptive në këto dy komuna nuk mund t’ua fshehësh jo vetëm qytetarëve të tyre që po i vuajnë pasojat, por duhet t’i lexosh edhe të gjeturat e auditorit gjeneral. Mefaili si duket shpejt harroi se nepotizëm e korrupsion pati edhe për ato 50 ditë qeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje. E din mire që gjatë këtyre 50 ditëve më shumë ka marrë vendime për borde e rahatime të militantëve partiak nëpër institucione se sa vendime për të menaxhuar me Pandeminë e krizën ekonomike. Si duket edhe blerjen e barnave dhe pajisjeve tjera anti COVID-19 me çmime shumëfish më të mëdha, gjë që është vërtetuar edhe nga organizatat vendore e ndërkombëtare, mundohen ta shesin si përpjekje të ndershme.”, ka thënë Idrizi duke shtuar sekëto janë vetëm taktika hipokrite nga ana e Vetëvendosjes e cila po mundohet të afrohet me PDK-në. “Hallin e Lëvizjes Vetëvendosje duhet ta vendosni në sipërfaqe, sepse edhe ju sikur të tjerët, po vuani që të afroheni me PDK-në, vetëm se ju po mundoheni me hipokrizi ta bëni një gjë të tillë. P.S: dhe mos të harrojmë LVV nuk pati vija të kuqe për testet e Serbisë”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe
LVV: Duhet të presim deri në numërimin e fundit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe