LAJMI I FUNDIT:

Idhulli i Florijanës, Fatmire Alushi dhe Kosovare Asllani shprehin pikëllimin e tyre për vdekjen e futbollistes

Idhulli i Florijanës, Fatmire Alushi dhe Kosovare Asllani shprehin pikëllimin e tyre për vdekjen e futbollistes
Florijana Ismaili (Instagram/_florij)

Fatmire Alushi, ish-futbollistja shqiptare që e ka përfaqësuar Gjermaninë, ka shprehur ngushëllimet e saja pas lajmit për vdekjen e Florijana Ismailit.

Trupi i pajetë i lojtares së Young Boys u gjet të martën pas kërkimeve katërditore të 24-vjeçares, e cila ishte zhdukur pas hedhjes në Liqenin Como në Itali.

Ndërsa e gjitha bota e sportit po vazhdon ta vuajë humbjen e saj, ndërsa pikëllimin e tyre e kanë shprehur përmes postimeve në rrjetet sociale.


https://www.instagram.com/p/BzbCBR0I4hA

“Pusho e qetë Flori. Pafundësisht e pikëlluar me këtë lajm. Ngushëllimet e mia familjes dhe të gjithë atyre që e kanë dashur Florin, le të ketë një vend të bukur në Parajsë”, ka shkruar Alushi, e cila ka qenë idhulli  Florijanës në futboll.

Kosovare Asllani, futbollistja shqiptare që është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror me Suedinë, e ka publikuar një fotografi të Florijanës me mbishkrimin: “Pusho në paqe Florijana. Zemra ime është me ty dhe familjen tënde në këto çaste të vështira”.

(Foto: Instagram/asllani9)

Për Pajtim Kasamin, sot ishte dita më e keqe në karrierën e tij. “Lutjet dhe mendimet e mia janë me familjen e Florijana Ismailit”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori