LAJMI I FUNDIT:

Ideja futuristike e Elon Musk, planifikon ndërtimin e “Arkës së Noas” në Mars – shkencëtarët thonë se është e pamundur

Ideja futuristike e Elon Musk, planifikon ndërtimin e “Arkës së Noas” në Mars – shkencëtarët thonë se është e pamundur

Elon Musk planifikon ndërtimin futuristik të “Arkës së Noas” në Mars, por kjo deklaratë e tij nga shkencëtarët po cilësohet si qesharake, për faktin se jemi me shekuj pas realizimit të saj, dhe se një gjë e tillë do të ishte jashtëzakonisht vështirë të arrihet.

50-vjeçari tha për revistën Time, se ka plane të mëdha për fazën e ardhshme për eksplorimin e hapësirës, pasi raketat Starship të Space X do të “zbarkojnë” më Mars brenda pesë viteve të ardhshme, transmeton Telegrafi.


“Hapi i radhës është ndërtimi i një qyteti në Mars, ku do të dërgojmë kafshë dhe krijesa tjera nga Toka”, tha ai.

“Duket si një Arkë futuristike e Noas. Ndoshta do të jenë më shumë se një. Do të ishte e quditshme po të ishte vetëm një”, shtoi Musk.

Madje ai këmbëngul se shpreson se do të ndihmojë që njerëzimi të kolonizojë Marsin, pasi që resurset në Tokë po shpenzohen dhe ndryshimet klimatike po bëhen çdo herë e më të këqija.

Por ekspertët janë skeptikë, madje e kanë cilësuar si të pamundur – për faktin se nuk mund të dërgohen kafshë në një planet ku mungon oksigjeni.

Madje ata pretendojnë se plani është qindra vite larg, dhe se është e pamundur të arrihet një gjë  e tillë.

Roger Wiens, shkencëtar në Los Alamos në Neë Mexico që aktualisht është në krye të programit SuperCam në roverin Perserverance në Mars, tha se ideja “tingëllon si brilante, por thjesht e pamundur”.

“Me CO2 në atmosferë, do të ishte vend i mirë për të kultivuar pemë e perime dhe të ketë temperatura të larta e ujë për t’i ujitur, por të dërgosh kafshë që kanë nevojë për oksigjen – është thjesht e pamundur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori