LAJMI I FUNDIT:

ICS në Kindle Fire

ICS në Kindle Fire

Prej kur u paraqit tableti i Amazon i bazuar në Android, ishte vetëm çështje kohe kur do të paraqiten portet jozyrtar të Androidit “të vërtetë” për këtë pajisje. Fillimisht u paraqit CyanogenMod 7 për Fire, e prej së voni është në dispozicion edhe Ice Cream Sandwich.

Autori është anëtarë i forumit xda-developers (me emër “të koduar” g1011999, nëse i intereson ndokujt) ndërsa ka arritur ta bëj Android 4.0 që të punoj në tabletin e Amazonit. Ekranin pranon komandat me prekje, si dhe akselerimi harduerik, por ende ka mjaft punë për të bërë ashtu që ky tentim të përshkruhet si diçka që funksionon në praktikë. Për momentin në Fire me ICS nuk punon zëri, Wi-Fi, akselerometri dhe senzori i ndriçimit.

Kodi burimor do të paraqitet së shpejti kur edhe të tjerët do të mund ti bashkëngjiten zhvillimit. Kindle Fire treg është paraqitur vetëm qe disa javësh, e e njëjta vlen edhe për kodin burimor të Ice Cream Sandwich. /Telegrafi/