LAJMI I FUNDIT:

Icardi ende refuzon të stërvitet me skuadrën e Interit

Icardi ende refuzon të stërvitet me skuadrën e Interit
Mauro Icardi para ndeshjes ndaj Beneventos në Giuseppe Meazza në Kupën e Italisë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Raportohet se Mauro Icardi është duke refuzuar të stërvitet me skuadrën e Interit, sipas lojtarit ai ndjen dhimbje në gju.

Sky Sport Italia bën të ditur se argjentinasi ka njoftuar klubin dhe trajnerin Luciano Spallettin se nuk mund t’iu bashkohet atyre në stërvitjen e së hënës.

26-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga 13 shkurti kur edhe i është hequr shiriti i kapitenit.


Mauro Icardi para ndeshjes ndaj Beneventos në Kupën e Mbretit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Icardi ka thënë se është i lënduar në gju, por pas testeve mjekësore klubi ka dal me një komunikatë zyrtare duke thënë se gjendja e gjurit të lojtarit është e njëjtë me atë në fillim të sezonit.

Acarimi i raporteve mes lojtarit dhe klubit erdhi nga kërkesat e agjentes Wanda Nara për rinovim të kontratës, ku kërkohej pothuajse dyfishimi i rrogës.

Cassano edhe një herë debaton ashpër me Wandan: I gjithë faji është i asaj, Icardi mund të largohet
Lexo po ashtu Cassano edhe një herë debaton ashpër me Wandan: I gjithë faji është i asaj, Icardi mund të largohet

Duke parë situatën aktuale bisedimet për një rinovim të mundshëm nuk do të ndodhin për momentin, kështu periudha se kur mund ta shikojmë sulmuesin në fushë ende nuk dihet.

Për lojtarin tashmë kanë shfaqur interesim Juventusit, por edhe shumë klube të mëdha evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori