LAJMI I FUNDIT:

Ibraimoski kërkon përgjigje nga MPB për incidentin me policët në Shuto Orizare

Ibraimoski kërkon përgjigje nga MPB për incidentin me policët në Shuto Orizare

Deputeti nga Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve Samka Ibraimoski, sot në konferencë për shtyp tha se ndjen keqardhje për incidentin e ditëve më parë në Shuto Orizare dhe kërkoj nga MPB të jep përgjigje për atë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.

Ai kërkoi gjithashtu që qytetarët rom të lëshohen nga paraburgimi dhe të mbrohen në liri ose të vendosen në arrest shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Dy policë në mesin e sulmuesve në Shuto Orizare
Lexo po ashtu Dy policë në mesin e sulmuesve në Shuto Orizare

“Kërkojmë nga MPB të konfirmojë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur në terren atë natë në Shuto Orizare dhe çfarë njerëzit, që njihen si të dashur dhe jo të dhunës, i ka shtyrë të sillen në mënyrë të pakontrolluar, që në fund për fat të keq përfundoi edhe me dhunë dhe lëndime”, tha Ibraimoski.

Ai theksoi ky rast nuk duhet të prish marrëdhëniet mes romëve dhe shqiptarëve të cilët jetojnë në komunë dhe bëri thirrje për përmbajtje nga të dy palët./Telegrafi/