LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi tregon se prej ku dhe sa financohet Lëvizja Besa

Ibrahimi tregon se prej ku dhe sa financohet Lëvizja Besa

Ditëve të fundit janë ngritur debate rreth financimit të Lëvizjes Besa për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen më 11 dhjetor. Për këtë ka folur edhe nënkryetari i kësaj partie, Zeqirija Ibrahimi në emisionin ‘Arena’ në Tv Shenja, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Jemi të pastër dhe shumë korrekt edhe me institucionet e shtetit dhe opinionin për mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore. Mua më bën përshtypje fakti që shqiptarëve të Maqedonisë nuk ju bën shumë përshtypje shumë fakti që oponentët tanë politik, gjatë këtyre viteve janë pasuruar në mënyrë marramendës duke u shndërruar për katër vite në milioner, kurse flasin për 100 mijë euro që i ka shpenzuar Lëvizja BESA, bile më duket se as aq nuk ka arritur shuma”, ka deklaruar Ibrahimi.


“Thjeshtë janë para që janë akumuluar prej njerëzve vullnetarë, njerëzve të mërgatës shqiptare në Evropë dhe Amerikë, të cilët aq më tepër e shohin suksesin e madh të BESËS dhe janë duke e ndihmuar në mënyrë që ka qenë e befasishme edhe për neve. Çdo ditë e më shumë vijnë afarist të cilët dëshirojnë ta ndihmojnë fushatën por fatkeqësisht shumica prej tyre janë të frikësuar tmerrësisht nga partia në pushtet dhe nuk dëshirojnë ta bëjnë donacionin e tyre publik”, tha Ibrahimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori