LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Në shumicën e komunave të Kosovës nuk ka termine të lira për vaksinim deri me 7 shtator

Ibrahimi: Në shumicën e komunave të Kosovës nuk ka termine të lira për vaksinim deri me 7 shtator

Drejtori i Asociacionit të komunave  të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka folur për refuzimin që ata i kanë bërë takimit të thirrur sot nga kryeministri Kurti.

Ibrahimi në RTV Dukagjini ka thënë se Asociacioni i komunave të Kosovës është larguar nga Kurti nga Komiteti Anti – Covid19.


Sipas tij ky veprim i qeverisë ka indinjuar kryetarët e komunave.

“Duhet pasur parasysh se jeta e qytetarëve zhvillohet në nivelin lokal”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ibrahimi megjithatë thotë se është lajm i mirë që sot Asociacioni është kthyer në Komitetin Anti-Covid19 si përfaqësues i pushtetit lokal në Kosovë.

Drejtori i Asociacionit të komunave  të Kosovës thotë se megjithatë piku i infektimeve me coronavirus në Kosovë është arritur.

Ibrahimi megjithatë thotë se me ardhjen e kontingjenteve të reja të vaksinave, vaksinimi duhet të fillojë edhe të dielave.

“Ne kemi rekomanduar të decentralizohen qendrat e vaksinimit. Kemi përvoja edhe në rajon. Nuk kemi nevojë të shpikim ujin e nxehtë. Në komuna duhet të ketë më shumë qendra vaksinimi”.

Ibrahimi thotë se në bazë të informatave nga komunat e Kosovës, ka një ngecje në procesin e vaksinimit.

“Në bazë të informatave që kemi, deri në 7 shtator, shumica e komunave nuk kanë termine të lira për vaksinim”.

Ibrahimi thotë se megjithatë edhe pa staf të shtuar shëndetësorë nuk mund të ketë shtim të vaksinimeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori