LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Liderët e Kosovës të mos përzihen në gjeopolitika mes SHBA-së e Gjermanisë, kjo administratë amerikane të braktisë brenda natës (Video)

Ibrahimi: Liderët e Kosovës të mos përzihen në gjeopolitika mes SHBA-së e Gjermanisë, kjo administratë amerikane të braktisë brenda natës (Video)

Profesori i qeverisjes amerikane, Ilir Ibrahimi ka paralajmëruar se Kosova mund të braktiset nga administrata amerikane nëse vazhdohet me gafa diplomatike.

Ibrahimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova ka parë një qëndrim të çartë të SHBA-ve me letrën e Presidentit Trump.


“Letra ndoshta është harruar në debatet publike, por mos të harrojmë se ajo letër ka ardhur nga Zyra e Presidentit Trump dhe nuk mund të gjuhet si e tillë”.

Profesori i qeverisjes amerikane, ka thënë se ka një lloj rivaliteti nga dy liderët e Bashkimit Evropian dhe Amerikës për protagonizëm në bisedimet Kosovë-Serbi.

“Nëse ne me politikën tonë të brendshme fillojmë që të marrim anë dhe fillojmë të luajmë në këto rrethana ku i kemi lojtarët shumë të mëdhenj siç janë SHBA, Gjermani dhe Franca, po frikohem se humbësi më i madh do të jetë Kosova”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ibrahimi ka thënë se Kosova nuk ka kapacitete të luaj me këto nivele në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Nuk kemi as peshën politike, as peshën ekonomike dhe asnjë gjë tjetër që të bëhemi faktor ku të determinojmë se cilat do të jenë këto marrëdhënie mes fuqive të mëdha. Në fund të fundit Gjermania dhe SHBA nuk prishen për Kosovën, pasi edhe një marrëveshje ekonomike shumë e vogël për ta ka më shumë rëndësi se Kosova”.

Analisti ka thënë se pesha e Kosovës në arenën ndërkombëtare është shumë e vogël dhe sipas tij këtë duhet ta kuptojmë njëherë e përgjithmonë.

“Madje, dhe Serbia është më e rëndësishme se Kosova sepse është fuqi ekonomike më e madhe, ka pozitë më të mirë gjeopolitike etj., prandaj nëse ne mundohemi të gënjejmë vetën se jemi duke bërë politikë botërore duke marrë anë se “ne kemi Amerikën e ju keni Gjermaninë” është shumë e rrezikshme”.

Ibrahimi ka thënë se nëse pozita e opozita nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët për të përballuar këto zhvillime mund të përballemi me zhvillime të papritura nga SHBA.

“Po frikohem që në një moment mund të dalë Washingtoni të thotë “ne ju dhamë opsionin dhe ju ndihmuam, ia pafshi hairin”. Kjo mund të ndodhë shumë shpejt sepse kjo administratë amerikanë ka marrë vendime shumë më të mëdha brenda natës’, tha ndër të tjera Ilir Ibrahimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori