LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Alternativa ka kërkuar hetim ndërkombëtar për rastet e montuara, Kovaçevski është arsyetuar me çështje tekniko-procedurale

Ibrahimi: Alternativa ka kërkuar hetim ndërkombëtar për rastet e montuara, Kovaçevski është arsyetuar me çështje tekniko-procedurale

Sekretari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në konferencën e sotme për shtyp tha se pasi vendi ka marrë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve me BE-në në korrik, Alternativa si parti i ka dërguar letër kryeministrit Kovaçevski në të cilën kanë kërkuar që në Komisionin Europian të dërgojnë letër për rastet gjyqësore që dyshohet se janë të montuara.

Ibrahimi thotë se Kovaçevski nuk i është përgjigjur kësaj letre në kohë, ndërsa thekson se i është thënë kryeministrit se nëse nuk dërgohet kjo letër, nuk do të kenë shumicë.


“Alternativa më 24 gusht 2022 ja ka dërguar kryeministrit Kovacevski këtë letër që ai ta fus në mbledhje të Qeverisë dhe ta dërgoj në Komisionin Europian. Megjithatë ai është arsyetuar gjithnjë me çështje tekniko-procedurale e deri sa pas insistimit tonë se në qoftë se nuk shkon kjo letër ai nuk do të ketë shumicë më 6 dhjetor 2022, zv/ministri për çështje europiane Bojan Mariçiq ia dërgon kryetarit Afrim Gashi një version të korrigjuar të kësaj letre dhe ne po atë ditë duke e parë se aty është edhe teksti i kërkesës që ne e kemi pasur thelbësore jemi dakorduar që letra të shkoj dhe i kemi kthyer përgjigje”.

“Por ja, sot jemi 17 shkurt 2023 dhe kjo letër s’ka kaluar akoma në Qeveri, nuk ka shkuar as në Komisionin Europian dhe tash i kujtohet kryeministrit që të tallet me këtë temë duke e vendosur atë në rrafshin e pazareve politike të numrave dhe shitblerjes së deputetëve të munguar në parlament”, tha mes tjerash Ibrahimi duke shtuar se si parti kërkojnë që kjo letër të dërgohet që sot në KE.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori