LAJMI I FUNDIT:

Ibrahim Matoshi vazhdon të mbahet nga policia serbe në Vranjë

Ibrahim Matoshi vazhdon të mbahet nga policia serbe në Vranjë

Policia kufitare serbe ka arrestuar dje Ibrahim Matoshin nga Gjilani, por që jeton në Gjermani dhe është shtetas gjerman.

Matoshi që është arrestuar dje në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë po vazhdon të mbahet nga policia serbe.


Familjarët e Matoshit kanë thënë për Klan Kosovën se i afërmi i tyre po vazhdon të mbahet në Vranjë.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, policia serbe arreston mërgimtarin Ibrahim Matoshi
Lexo po ashtu Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, policia serbe arreston mërgimtarin Ibrahim Matoshi

“Ne akoma zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë informacion për arsyen e arrestimit”, ka thënë Musli Matoshi, vëllai i Ibrahim Matoshit.

“Tashmë avokati ynë po merret me këtë çështje, ndërsa jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me ambasadën gjermane sikurse në Kosovë poashtu edhe në Beograd si dhe me të gjitha institucionet tjera relevenate”.

Matoshi, që është stomatolog në Gjermani, kishte përfunduar pushimet në Kosovë dhe po kthehej për në Gjermani nga pika e njëjtë prej të cilës kishte hyrë në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori