29-vjeçari krijoi panikë në qarqet Rossonere kur i tha revistës Vanity Fair se dëshiron të pensionohet nga futbolli pas tri vitesh.

Sidoqoftë, tani suedezi ka tentuar të kontrollojë polemikat e shkaktuara dhe të qetësojë tifozët e Milanit, duke thënë se ai dëshiron të vazhdojë të luajë deri në një afat të pacaktuar.


“Qëllimi im nuk është që të ndalem së luajturi pas tri vitesh, sidomos pasi kontrata ime me Milanin skadon në vitin 2014. Gjithashtu, më duhet të them se transferimi im te Barcelona është kërkuar ekskluzivisht nga unë”, deklaroi Ibra. /Telegrafi/

telegrafi sport app