LAJMI I FUNDIT:

Ibishi: Taksa e dha efektin, t’i dëgjojmë këshillat e Amerikës

Ibishi: Taksa e dha efektin, t’i dëgjojmë këshillat e Amerikës

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se institucionet tona duhet të veprojnë sa më shpejtë dhe t’i dëgjojnë këshillat amerikane kur kemi të bëjmë me pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe.

Ai ka thënë se këto masa janë të pritura pas letrës së presidentit Trump dhe kërkesave të zyrtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Departamentit të shtetit, por njëkohësisht edhe autoriteteve tjera, gjegjësisht të ambasadorit amerikan në Kosovë për pezullimin e taksës.


“Nëse taksa nuk pezullohet së shpejti masat do të zbatohen dhe do të fillojë në një formë sanksionimi për mosmbështetje të FSK’së dhe programeve trajnuese për siguri. Kjo është një prej masave që tashmë është ndërmarrë. Pastaj e kemi anulimin e vizitës së komandantit të gardës kombëtare të IOWA-s dhe tash pason edhe sanksionimi për 14 studentë në trajnimin pesë mujor në Qendrën ‘Xhorxh Marshall’”, ka thënë Ibishi për televizionin publik të Kosovës.

Kjo masë sipas tij e dëmton shumë Kosovën, pasi SHBA’në e kemi partnerin më strategjik si në kohën kur na është dashur më së shumti për lirinë e Kosovës, por  edhe tash kur duhet të ngrisim kapacitetet e FSK’së.

“Taksa ka e realizuar objektivin e vet. E ka dhënë efektin. Çështja tjetër lidhet në raport me SHBA-të, por edhe me partnerët tanë me Bashkimin Evropian. Mendoj se në këtë rast ne duhet në një formë ta mbajmë miqësinë dhe partneritetin  me SHBA’të dhe normalisht në këso raste duhet të veprojmë sepse na rrezikohet bashkëpunimi me SHBA’të, të cilat na kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë e sidomos në planin e sigurisë kombëtare”, ka shtuar Ibishi.

Ai pezullimin e taksës nuk e sheh si kushtëzim të Serbisë, por si vendim që duhet marrë për ta ruajtur miqësinë me SHBA’në dhe e cila mundëson vazhdimin e dialogut.

“Kjo nuk është heqje e taksës por suspendim i përkohshëm. Nuk dua ta adresoj këtë çështje personalisht në Haradinajn, Thaçin apo Veselin, por realisht ne duhet të ndërmarrim diçka që kjo situatë të tejkalohet”, ka nënvizuar Ibishi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori