Një person është arrestuar pasi i njëjti, e kishte sulmuar një person tjetër fizikisht duke i shkaktuar frakturë në hundë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari për shkak të një hidhërimi e kishte sulmuar viktimën.

“Rr. Nuhi Gashi, Podujevë (NN) 01.07.2021 ─ 14:27. Lidhur me rastin me datën 02.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se për shkak të një hidhërimi e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të rënda (frakturë në hundë)”, thuhet në raport.

Sipas raportit, “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”. /Telegrafi/