LAJMI I FUNDIT:

Ia shkatërruan koleksionin e pornografisë, amerikani paditi prindërit e tij

Ia shkatërruan koleksionin e pornografisë, amerikani paditi prindërit e tij

Një gjykatës amerikan në Michigan ka vendosur që një 42-vjeçar mund të kërkojë dëmshpërblim nga prindërit e tij për shkatërrimin e koleksionit të tij të pornografisë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, David Werking, i cili po jetonte me prindërit e tij – pas një divorci, i paditi ata pasi ia hodhën sendet të cilat ai pretendonte se kishin vlerë mbi 25 mijë dollarë.


Prindërit e tij argumentuan se ata i thanë atij të mos i sillte gjërat në shtëpi.

Gjykatësi Paul Maloney, tha se edhe si ‘qiradhënës’, prindërit e Werking nuk kishin të drejtë t’ia hidhnin sendet që ishin në pronësi të djalit të tyre.

Maloney gjykatësi i rrethi, tha se “nuk ka dyshim që prona e shkatërruar ishte pronë e Davidit”, duke shtuar se prindërit Paul dhe Beth Werking, “në mënyrë të përsëritur pranuan se shkatërruan pronën”.

Gjykatësi vuri në dukje se prindërit nuk cituan një statut ose ligj që mbështeste pretendimin e tyre se, si pronarë, ata mund të “shkatërronin prona që nuk u pëlqen atyre”.

Werking kishte jetuar me prindërit e tij në Grand Haven, Michigan, për 10 muaj pas divorcit të tij, por u zhvendos në gusht të vitit 2017. Tani jeton në Indiana. /Telegrafi/