LAJMI I FUNDIT:

Ia raportuan reagimet për Bregoviqin, Facebook merr masa ndaj Vesa Lumës

Ia raportuan reagimet për Bregoviqin, Facebook merr masa ndaj Vesa Lumës

Ka tash e sa ditë që ardhja e përfolur e Goran Bregoviqit në Shqipëri është kthyer në një ndër temat më të diskutuara në vend.

Ai pritet të performojë në të ashtuquajturën Festa e Birrës në Korçë dhe pavarësisht reagimeve të shumta publike, organizatorët nuk janë zmbrapsur duke theksuar se e vlerësojnë Bregoviqin si artist dhe se e kanë për nder ta kenë në festival.

Ndër këngëtaret e para që kishte reaguar në lidhje me këtë ngjarje ishte këngëtarja e njohur nga Kosova, Vesa Luma, e cila njëherësh është nuse në Shqipëri.


Vesa Luma ironizon duke publikuar fotografi nga dekorimi i Goran Bregovicit në Serbi: Urime urime
Lexo po ashtu Vesa Luma ironizon duke publikuar fotografi nga dekorimi i Goran Bregovicit në Serbi: Urime urime

Pas reagimeve që kishte bërë në rrjetin social Facebook, Vesa ka marrë raportime të shumta (që mesa duket vijnë nga përdoruesit serbë), dhe me të parë numrin e madh të raportimeve, Facebook i ka dërguar një mesazh verifiki artistes, të cilën ajo vendosi ta ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory.

“Duket se dikush ka raportuar faqen tuaj në lidhje me imitimin dhe pretendimin se jeni një individ ose biznes, për të parandaluar këtë ne duhet të verifikojmë identitetin tuaj, Ju lutemi ndiqni linkun e mëposhtëm”, është mesazhi që Facebook i ka dërguar Vesës, duke i kërkuar verifikim për shkak të raportimeve që statusi i saj ka marrë.

Ardhja e përfolur e Goran Bregovicit në Shqipëri - vijnë reagime të shumta nga artistët shqiptarë
Lexo po ashtu Ardhja e përfolur e Goran Bregovicit në Shqipëri - vijnë reagime të shumta nga artistët shqiptarë

Duke e ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, këngëtarja e hitit “Jemi dhe s’jemi” shkroi me shaka, se pavarësisht raportimeve dhe kundër-reagimeve, nuk mund t’i arrijnë qëllimit që shqiptarët t’i ndajnë dhe përçajnë mes vete.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

“Seriozisht! Po si me Facebook si pa, historinë nuk kemi me lënë me ndryshu edhe pikë”, ka shkruar Luma në InstaStory.

Kujtojmë që emra tjerë të njohur si: Capital T, Noizy, Big Basta, Besa Kokëdhima, Gold AG, Adriana Matoshi, e shumë të tjerë kanë reaguar në lidhje me ftesën që festa e Birrës i ka bërë artistit sllav për ta pasur në festival. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

Magazina
Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Xeni e gjen Gjestin në dollap, reperi kthehet te banorët e tjerë dhe nuk largohet nga BBVA

Magazina
E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

E papritur, Gjesti po largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania?

Magazina
Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Ishte e gjitha një inskenim? Pasi i bëri banorët te besojnë se e la shtëpinë, Gjesti futet në dollap dhe fshihet

Magazina

"Më kanë dhënë ilaçe, nuk e di çfarë ishin", Egli zbulon sekretet e produksionit - i tërhiqet vërejtja nga regjia

Magazina
Kalo në kategori