LAJMI I FUNDIT:

Ia mori djalin dhe vajzën në Siri dhe iu bashkua ISIS-it, gruaja iu vra në sulm ajror – historia e amerikanit që tash e katër vite kërkon fëmijët e tij

Ia mori djalin dhe vajzën në Siri dhe iu bashkua ISIS-it, gruaja iu vra në sulm ajror – historia e amerikanit që tash e katër vite kërkon fëmijët e tij

Tërheqja e trupave amerikane nga Siria pa dyshim se është lajm i keq për Bashirul Shikde, 38-vjeç, të cilit i është krijuar përshtypja sikur SHBA-të kanë braktisur fëmijët e tij dhe i ka lënë në mëshirën e pjesëtarëve të organizatës terroriste e njohur si “Shteti Islamik”, raporton CNN.

Shikde tash e katër vite e gjysmë është duke i kërkuar fëmijët e tij, madje ka bashkëpunuar ngushtë me agjencitë shtetërore amerikane dhe forcat kurde, bile ka shkuar edhe vetë në Lindjen e Mesme që ta kërkojë djalin dhe vajzën, transmeton Telegrafi.


Ky baba ka deklaruar për CNN se ndjehet i tradhtuar pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump, që dha urdhër të tërhiqen trupat amerikane nga Siria.

Ai vazhdimisht pyet tani pas tërheqjes së trupave amerikane, nëse do të qëndrojnë agjencitë që do të kujdesen për shtetasit amerikanë, ku në mesin e tyre janë edhe fëmijët e tij për të cilët vazhdon të besoj se gjenden në atë rajon.

“E kam përshtypjen se SHBA-ve nuk i bëhet vonë. Kjo është periudha më e vështirë në jetën time”, ka deklaruar Shikde për CNN.

Gjatë kohës kur ai kishte shkuar në haxh në mars të vitit 2015, gruaja e tij kishte marrë fëmijët e tyre Yusufin dhe Zahran nga shtëpia që e kanë në Miami, dhe iu kishte bashkuar militantëve të ISIS-it.

Yusufi asokohe ishte vetëm 4-vjeçar, kurse Zahra nëntë muajshe. Që të dy kanë lindur në SHBA, derisa Shikde është shtetas amerikan me prejardhje nga Bangladeshi.

“Gruaja ime Rashida Sumiya ishte radikalizuar dhe kështu kishte vendosur t’i bashkohet ISIS-it në Siri”, ka deklaruar ai.

Në fillim ajo i kishte dërguar fotografi të djalit dhe vajzës të shkrepura në qytetin Raqqa, “foleja” e militantëve të ISIS-it. E fotografitë tjera që ia kishte dërguar më vonë, shihet Zahra e veshur me të zeza dhe kokën e mbuluar me shami.

Në vitin 2016, Shikde kishte pranuar një dokument përmes mesazhit (sms) në të cilin thuhej se gruaja e tij është ndarë nga ai, pasi kishte refuzuar t’i bashkohet asaj në ISIS. Shpejtë e kuptoi se gruaja e tij ishte martuar me një militant të ISIS-it, me të cilin solli në jetë një vajzë.

Sipas tij ai është vrarë një muaj pas martesës, kurse mesazhet e gruas u ndalën nga dhjetori i vitit të kaluar. Nga motra e gruas që kishte shkuar me të në Siri, e ka kuptuar se edhe ajo ka vdekur në një sulm ajror, derisa fëmijët kanë pësuar djegie nëpër fytyrë.

Prej asaj kohe, në të gjitha mënyrat është munduar t’i gjej fëmijët, përmes FBI-së, politikanëve, organizatave joqeveritare, të gjithë atyre që ishin të gatshëm ta dëgjojnë. Madje kishte shkuar dy herë në Siri për t’i kërkuar fëmijët, por pa ndonjë sukses.

Disa i kanë thënë se fëmijët janë kontrabanduar në Idlib në veriperëndim të Sirisë, që konsiderohet si zona e fundit e militantëve që luftojnë kundër presidentit sirian Bashar al-Assad, ku është vrarë lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi. Disa tjerë thonë se fëmijët janë diku përgjatë vijës kufitare Siri-Turqi, apo ndoshta në Turqi në ndonjë kamp të refugjatëve në kufi me Irakun.

Nga ato burime e ka kuptuar se fëmijët janë nën përkujdesin e një gruaje tjetër, që gjithashtu është pjesë e ISIS-it. Megjithatë ai nuk e ka ndërmend të heq dorë, dhe vazhdimisht po i kërkon dhe po tenton në të gjithë mënyrat që t’i lokalizojë. E tëra çfarë i ka mbetur janë kujtimet dhe shpresa që një ditë do t’i përqafojë sërish fëmijët e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori