Një burrë nga Michigani tha se ishte i zhgënjyer kur pa se dikush kishte fituar çmimin Club Keno The Jack prej 564,219 dollarësh të lotarisë - derisa zbuloi se bileta fituese ishte e tija.

45-vjeçari nga Qarku Otsego u tha zyrtarëve të Lotarisë së Michiganit se kishte blerë një biletë Club Keno The Jack nga Gaylord South EZ Mart në South Otsego Avenue në Gaylord.


"Unë luaj Club Keno herë pas here, por luaj The Jack vetëm kur shuma kalon 100,000 dollarët", tha lojtari.

"Bleva një biletë dhe kur u ktheva në shtëpi, vendosa që të shkoja diku për të pirë diçka dhe për të parë pjesën tjetër."

Lojtari tha se fillimisht u mërzit kur përdori telefonin e tij për të kontrolluar numrat.

"Hyra në aplikacionin e lotarisë për të parë dhe u mërzita kur pashë se dikush kishte fituar. Skanova biletën time për ta kontrolluar dhe u habita kur zbulova se isha fituesi i madh! E vetmja gjë që mendoja ishte se çfarë do të bëj me të gjitha këto para?' Ishte një ndjenjë e mirë!" /Telegrafi/