I ftuar në emisionin “Fan Club” ishte i eliminuari i mbrëmjes së djeshme nga shtëpia e Big Brother, Marko Luca.

Këngëtari u pyet nga moderatorja Kiara Tito në lidhje me veprimin e tij kundrejt Stenaldos, teksa i mbylli derën në fytyrë.


Marko u shpreh i keqardhur dhe deklaroi se nuk e kishte bërë aspak me qëllim të keq.

Foto: YouTube

“U habita që ishte bërë aq e madhe jashtë. Unë e dua shumë Stenaldon, si person. Me të kam diskutuar shumë, kemi bërë gallata, e dua shumë si person, jo si lojtar. Kam pasur diskutime shumë me të rreth jetës, rreth muzikës që na lidh me njëri tjetrin”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Unë nuk isha fare pjesë e debatit të tyre, shkova t’ia mbyllja derën me shaka, kur e pashë që ishte nxirë në fytyrë e lash, dera ndejti hapur. U habita që kjo gjë ishte keqkuptuar jashtë. I kërkoj shumë ndjesë publikut”.

Marko u eliminua nga Big Brother nga një televotim kokë me kokë me Greta Kazazin.

Ata qenë së bashku në televotim pasi erdhi një zarf i zi për shkak të disa veprimeve të pahijshme. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com