LAJMI I FUNDIT:

Hyundai po e zhvillon sistemin që regjistron shprehitë e vozitjes së shoferit

Hyundai po e zhvillon sistemin që regjistron shprehitë e vozitjes së shoferit

Mënyra si vepron shoferi, do të regjistrohet në mënyrë që vetura të lëvizë vet sa më lehtë

Për të qenë në nivel me makinat moderne, Hyundai ka punuar gjatë gjithë kohës në zhvillimin e teknologjisë, duke u bërë ndër prodhuesit e parë të makinës elektrike, që është Kona EV, si dhe futjen në përdorim të hidrogjenit në Hyundai Nexo, transmeton Telegrafi.

Sfidë e re për çdo prodhues janë makinat vet vozitëse, ndërsa Hyundai po punon në këtë drejtim, duke rritur nivelin e sigurisë si dhe avancimin e mënyrës së vozitjes autonome. Ky sistem që zyrtarisht është quajtur Machine Learnin, është bazuar në Smart Cruise Control dhe regjistron shprehitë e vozitjes së shoferit, në mënyrë ta ketë më të lehtë vozitjen autonome.

“Zhvillimi i kësaj teknologjie, e zëvendëson sistemin e vjetër ASDA, për vozitje shumë më të mirë, të mundësisë gjysmë autonome”, ka thënë nën presidenti i Hyundai, Woongjun Jang.

Deri më tani, sistemi standard i Smart Cruise Control, kryente funksion si vozitës gjysmë autonom, duke përcjellë rrjedhën dhe shpejtësinë e trafikut, përshpejtimin dhe ngadalësimin, varësisht nga nevoja.

Ndalimi para semaforit në kohë të duhur, deri më tani sihte e pamundur nga këto makina moderne, sepse bëhej më herët apo më vonë se që duhet. Vozitja do bëhej shumë më e lehtë, me sistemin Machine Learnin që mëson shprehitë e vozitësit në udhëtimet e përditshme.

Me anë të këtij sistemi, vetura do t’i përshtate shumë më mirë ambientit, derisa vozitësi do të ketë më shumë besim në veturë, sepse lëvizë me më shumë saktësi.

Janë më se 10.000 forma të sjelljeve të shoferëve, që Hyundai pretendon se do t’i zhvillojë ky sistem, që t’i përshtatet lëvizjes së makinës sa më mirë. /Telegrafi/