LAJMI I FUNDIT:

Hysi tërhiqet nga Superliga e Kosovës

Hysi tërhiqet nga Superliga e Kosovës

Drejtori i klubit, Bashkim Sadriu, ka bërë të ditur se skuadra e tij do të tërhiqet nga garat në Raiffeisen Superligën e Kosovës për shkaqe financiare.

Pakënaqësitë te Hysi kishin filluar tash e një kohë, me lojtarët që ditëve të fundit kishin bojkotuar stërvitjet për shkak se nuk kishin marrë pagat mujore.

“Kemi vendosur që të tërhiqemi nga garat dhe ky është vendim i prerë. Kemi mbajtur një takim me lojtarët ku ju kemi treguar se janë të lirë që të arrijnë marrëveshje me klube të tjera dhe se ne nuk do ti pengojmë”, ka thënë për ‘Sport Plus’, drejtori i klubit, Bashkim Sadiku.

“Të gjithë tanimë e dinë që është e vështirë të mbajmë një klub pasi që kemi investuar shumë para dhe në këmbim nuk kemi marrë asgjë. Plus asaj po duhet t’i lëmë anash bizneset tona për futboll”, shtoi ai.


Sigurisht se largimi nga garat i një skuadre si Hysi është humbje e madhe për futbollin tonë, mirëpo të shpresojmë për një rikthim të tyrin, pasi që këtë mundësi nuk e kanë hedhur poshtë drejtuesit e skuadrës.

Hysi gjatë pjesës së parë të kampionatit ka arritur të pozicionohet e treta në tabelë me 28 pikë, nëntë më pak se sa lideri Llamkos Kosova. /Telegrafi/