Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë, më 04.05.2025 – 02:55.


“Më 10.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se me datën 04.05.2025 me përdorim force kishte depërtuar në një lokal dhe nga arka kishte vjedhur 350 euro para kesh”, thuhet në raport.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/