Ambasadori Balla, vendi i të cilit është kryesues i radhës i Bashkimit Evropian, pasi ia uroi Kraniqin për rizgjdhjen në krye të Kuvendit, tha se Hungaria përshëndet formimin institucioneve të Kosovës të dala nga zgjedhjet e fundit dhe vlerësoi lart bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve të Hungarisë dhe Kosovës, duke propozuar edhe binjakëzim ndërmjet administratave të këtyre parlamenteve.

Sipas një komunikate për media të lëshuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Bashkëbiseduesit ishin unikë në konstatimin se parlamentet e Hungarisë dhe Kosovës kanë arritur një bashkëpunim shumë të mirë, duke uruar që ky bashkëpunim të jetë edhe më i gjerë e frytdhënës. /Telegrafi/