LAJMI I FUNDIT:

Hungarezët e 4iG blejnë 80 për qind të aksioneve të Albtelecom në Shqipëri

Hungarezët e 4iG blejnë 80 për qind të aksioneve të Albtelecom në Shqipëri

Kompania hungareze e menaxhimit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit, 4iG ka njoftuar përmbylljen e procedurave për blerjen e 80.27 për qind të aksioneve në kompaninë shqiptare të telekomunikacionit Albtelecom.

Aksionet e Albtelecom mbaheshin nga kompania Cetel Telecom, një degë e grupit turk Calik Holding.


Sipas njoftimit të 4iG, pas transaksionit, shteti Shqiptar vazhdon të zotërojë një pakicë të aksioneve në Albtelecom nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila mban 13.78 për qind të aksioneve dhe Postës Shqiptare, e cila ka 2.47 për qind të aksioneve.

Pjesa e mbetur prej 3.48 për qind shpërndahet midis aksionarëve të tjerë.

Autoriteti i konkurrencës në Shqipëri miratoi shitjen e shumicës së aksioneve të Albtelecom te 4iG në janar.

Si pjesë e marrëveshjes, Calik Holding do të rrisë kapitalin në kompaninë 4iG në më shumë se 8 miliardë forinta hungareze [20.4 milionë euro], duke zotëruar 5 për qind të aksioneve në kompaninë hungareze.

I themeluar në vitin 1912, Albtelecom është ofruesi më i madh i shërbimeve të telekomunikacionit fiks dhe operatori i tretë më i madh celular në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit, Albtelecom ka regjistruar të ardhura prej 57.9 milionë euro dhe fitime të përgjithshëm prej 17.4 milionë euro në 2020.

Kujtojmë se kompania hungareze 4iG ka arritur një marrëveshje përfundimtare për të blerë ONE Telecommunications dhe pret miratim nga institucionet shqiptar. ONE është operatori celular i dytë më i madh në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori