Hummer i ri elektrik modifikohet, brenda tij nuk mungon luksi e as fuqia motorike – pamje që e dëshmojnë këtë

Gjenerata e re e Hummer ka kaluar në energji elektrike, dhe kështu është bërë një prej veturave më ekstreme elektrike. Mjafton të thuhet se GMC Hummer EV është një veturë gjigante.
Motori i tij elektrik prodhon mbi 1.000 kuaj-fuqi, që ka për detyrë të vë në lëvizje mjetin që peshon mbi 4.100 kilogramë. E këtë e bën në mënyrë të përkryer, pasi që kjo veturë shpejtësinë prej 0-100 kilometra në orë e arrin për 3 sekonda, transmeton Telegrafi.
E këtu nuk është menduar edhe aq shumë për aspektin ekologjik, kështu që nuk ka rëndësi edhe aq shumë bilanci energjetik. Në fund të fundit, kjo veturë mesatarisht shpenzon rreth 40 kWh për 100 kilometra.
South Florida Customs (SoFlo Customs) ka vendosur ta avancojë tutje veturën serike Hummer dhe ta mbulojë pjesën e jashtme me një material special. Ngjyra e veturës ka tri shtresa dhe është një kombinim i përkryer.
Nuk dihet nëse kjo lyerje mbron ndonjë mbrojtje nga armët, por ekspertët e fushës thonë se do të ofrojnë mbrojtje nga “raketat off-road”, pra nga gurët dhe sendet e tjera të forta që mund ta godasin gjatë ngasjes dhe shkeljes së tyre me rrotat gjigante.
Në modifikim përfshihet ngritja e veturës për 4-inç si dhe prodhimin e rrotave të reja prej 38-inç. Brendësia është e mbuluar me materiale rezistente ndaj ujit, kështu që Hummer mund të vozitet edhe pa panelet e kulmit në kushte të rënda atmosferike.
SoFlo Customs bën të ditur se ky është modifikimi i parë i Hummerit të ri. Edhe pse nuk merren me vetura elektrike, pranojnë se modifikimi i kësaj “bishe” ishte argëtues si dhe i tërë projekti i konservimit që nxiti interesim të madh tek të tjerët.
Vetura e parë tashmë është shitur e dy njësitë e tjera janë në prodhim e sipër. Së shpejti do të zgjerohet gama – ku do të ketë edhe versionin me xhama që nuk mund të përshkohen nga plumbat. E këto modifikime në Hummer do t’i kushtojnë secilit blerës potencial hiq më pak se 220 mijë dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Cybertruck mund të mos vijë kurrë në Evropë, ja pse

Toyota e ka seriozisht, bateritë e teknologjisë së re dhe deri në gjashtë modele të reja deri në vitin 2025

Doroni Aerospace merr aprovimin nga agjencia amerikane për veturën e saj fluturuese

Si në filma fanta-shkencë, pamje brenda Tesla Cybertruck

Toyota prezantoi një tjetër model të veçantë Supra

Një model i vjetër “i ndryshkur” i Ford shitet për më shumë se 200 mijë euro

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Publikohet video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të tjerë për të ndërruar veshjen

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin