LAJMI I FUNDIT:

Humbni peshë në afat rekord: Ushqimet e mbushura me proteinë që e djegin yndyrën dhe e shpejtojnë metabolizmin

Humbni peshë në afat rekord: Ushqimet e mbushura me proteinë që e djegin yndyrën dhe e shpejtojnë metabolizmin

Mënyra më e mirë për të humbur peshë është duke ngrënë një dietë të shëndetshme dhe të bëni ushtrime të rregullta fizike.

Nëse konsumoni më pak kalori sesa ç’konsumoni brenda dite, padyshim se do të humbni peshë, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, ka disa ushqime të cilat ju ndihmojnë ta shpejtoni rrugëtimin e humbjes së peshës dhe ta shpejtoni metabolizmin.

Dietat e mbushura me sasi të mëdha të proteinave janë trendi më i madh i fitnesit për momentin.

Proteina është komponent i rëndësishëm i çdo qelize në trup – flokët dhe thonjtë janë kryesisht të përbëra nga proteina dhe trupi e shfrytëzon proteinën për të ndërtuar dhe riparuar muskujt.

Sasitë e larta të proteinave e shpejtojnë metabolizmin, e zvogëlojnë apetitin dhe ndryshojnë disa hormone që ndërlidhen me rregullimin e peshës.

Më poshtë i keni disa ushqime të cilat janë të mbushura me proteina dhe ju ndihmojnë të humbni peshë shpejt:

Peshku

Tuna dhe salmoni janë disa prej peshqve me më së shumti proteina – këto ushqime janë ehde të mira për zemrën pasi që mbajnë acide yndyrore omega-3.

Produktet arrore

Bajamet dhe kikirikët janë disa prej produkteve arrore me më së shumti vlera ushqyese.

Ndonëse kanë shumë kalori, ato kanë shumë përfitime nëse konsumohen në sasi të moderuar.

Si të ndërtoni muskuj shpejt: Pesë truqe për të gjithë ata që nuk po vërejnë rezultate
Lexo po ashtu Si të ndërtoni muskuj shpejt: Pesë truqe për të gjithë ata që nuk po vërejnë rezultate

Vezët

Një vezë i mban rreth 6-7g proteinë – por kjo varet nga madhësia e vezës, pasi që vezët e mëdha mund t’i përmbajnë deri në 13g proteinë.

Përveç kësaj, vezët janë të mbushura edhe me vitaminë D, A, B2, B12, folat, etj.

Mishi i pulës

Një gjoks pule i gatuar dhe pa lëkurë (172 gramë) përmban rreth 54g proteinë.

Kjo do të thotë se pula ka rreth 31g proteina për 100g peshë.

Një gjoks standard pule ka rreth 284 kalori, 80% prej të cilave janë proteinë dhe pjesa tjetër është yndyrë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)

Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)

Stil
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori