LAJMI I FUNDIT:

Humbje e përkohshme e flokëve? Shkaqet dhe shërimi

Humbje e përkohshme e flokëve? Shkaqet dhe shërimi

Në vjeshtë, gjithashtu edhe në periudha intesive dhe stresuese, flokët tona mund të jenë më të brishta dhe janë më pak rezistente dhe kështu ato bëhen më të rralla.

Në mesin e shkaqeve që ndikojnë në rënien e flokut, madje edhe përkohësisht, është mungesa e të ushqyerit mirë, mungesë e gjumit ose edhe çekuilibri hormonal.

Me shërimet e duhura dhe me përdorimin e produkteve adekuate që kanë efekt forcues dhe veprim shërues, flokët do të rimarrin energjinë dhe volumin e tyre.

Pse flokët bien në vjeshtë?

Floku i ekspozuar në diell gjatë verës dhe në rreze UV, janë subjekt i stresit dhe me kalimin e kohës ato kanë tendencë që të humbasin lagështinë dhe ushqimin, kështu që ajo “llamba” e flokut dobësohet. Mos harroni se në vjeshtë, me kthimin tonë në qytet, ne jemi të nënshtruar agresionit të faktorëve atmosferik, siq janë mjegulla, pluhuri, të cilët na irritojnë lëkurën e kokës.

Cilat janë mjetet shëruese?

Gjëja e parë e tretmanit është çdoherë larja. Një pastrim i plotë, është themeli për të ndihmuar lëkurën e kokës për të hequr papastërtitë dhe sebumin e tepruar, që është përgjegjësi për oksigjenin e dobët të llambës së flokut, duke nxitur rritjen fiziologjike dhe vitale të flokëve.

Floku i brisht dhe me tendencë duhet gjithashtu të ushqehet. Për t’i dhënë jetë, vitalitet të ri flokut dhe për të maksimizuar efektin e larjes, ne mund të mbështetemi në tretmane intesive në formë të shishkave apo locioneve, që do të aplikohen me një masazhë të lehtë për të stimuluar mikroqarkullimin.

Është e rëndësishme që të përdorni tretmane intesive për 2 muaj rresht dhe gjatë vitit si formë mirëmbajtje për flokët tuaj.

Një problem si për meshkuj edhe për femrat

Problemi, edhe nëse është zakonisht mashkullor, poashtu ndikon edhe te femrat e që në momente të veçanta ato mund t’i vërejnë humbjen e forcës dhe vëllimit në flokë më shpejtë. Përderisa jemi duke folur për dobësimin e fibrave të flokut, duhet të kemi parasysh faktin që flokët e meshkujve kanë nevoja të ndryshme nga ato të femrave!

Për këtë arsye Hulumtimi Fitokozmetik i Erbolario ka bërë studime që janë ndihmesë për parandalimin e humbjes së flokëve: kjo është mënyra se si linja Folta Chioma është krijuar për meshkuj dhe për femra, me kompleksin efektiv të patentuar STIMUCAP dhe me përbërës të përzgjedhur bimor.

Tretmani intesiv i Erbolario, në shisha praktike, ndihmon në përforcimin e strukturës dhe fibrave të flokut, duke i bërë ato akoma më të trasha. Provojeni duke klikuar KETU .