LAJMI I FUNDIT:

Humbin jetën edhe tre persona nga COVID-19 në Shqipëri, konfirmohen 655 raste të reja

Humbin jetën edhe tre persona nga COVID-19 në Shqipëri, konfirmohen 655 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se në 24-orët e fundit nga coronavirusi në Shqipëri kanë humbur jetën tre qytetarë, dhe janë konfirmuar 655 raste të reja.

Në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thuhet se janë kryer 4 mijë e 499 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 655 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 247 raste në Tiranë, 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier.


29 në Lushnje, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat, Kamëz.

13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër, Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë, Delvinë.

7 në Bulqizë, nga 6 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Kuçovë, Patos, 5 në Kukës, 4 në Korçë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Tepelenë, Klos, Skrapar, nga 2 raste në Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Belsh, Cerrik, nga 1 rast në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë.

“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 68-80 vjeç”, thuhet në njoftim.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori