LAJMI I FUNDIT:

Humbi 12 anëtarë të familjes nga tërmeti shkatërrues, lotët e sirianit tregojnë tmerrin e përjetuar

Humbi 12 anëtarë të familjes nga tërmeti shkatërrues, lotët e sirianit tregojnë tmerrin e përjetuar

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë gjatë javës së kaluar, ekipet e shpëtimit me tërë forcën po tentojnë të nxjerrin të mbijetuarit që kanë mbetur nën rrënoja, por derisa orët po kalojnë dhe të ftohtit po mbretëron në këto vende, gjasat për rrezik më të madh janë akoma më të mëdha, e familjarët me padurim po presin ndonjë lajm për më të dashurit e tyre.

Në qytetet turke dhe ato siriane shihen qytetarët me lot në sy duke pritur se do t’i shohin sërish familjarët e tyre që kanë mbetur nën rrënoja, e ekipit e shpëtimit shpresojnë që çdo person që ka mbetur nën rrënoja ta nxjerrin të gjallë, transmeton Telegrafi.


Derisa numri i viktimave në çdo moment është duke u rritur si në Turqi ashtu dhe në Siri, në rrjetet sociale vazhdimisht po publikohen video rrëqethëse, por edhe të atyre që humbën më të dashurit e tyre – e deri të familjet e tëra që u shuan në këtë katastrofë.

https://twitter.com/new_observation/status/1623136966534656001?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1623136966534656001%7Ctwgr%5Eacb7d1e7a43e9f102c0118045a7cd786a78c5adf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4103588%2Fsuze-muskarca-koji-je-izgubio-12-clanova-porodice-u-zemljotresu-govore-vise-od-bilo-koje-reci-potresne-scene-u-turskoj-i-siriji

Pavarësisht që jo të gjithë e kuptojnë gjuhën që ata flasin, lotët e tyre dhe dhimbjen e kuptojnë të gjithë. Kështu videoja e një siriani, i cili në tërmetin shkatërrues humbi 12 anëtarë të familjes është bërë kryelajm i mediave botërore.

Mbi 8.700 të vdekur nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë e Sirinë
Lexo po ashtu Mbi 8.700 të vdekur nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë e Sirinë

Në fakt, në lotët e këtij burri, sikurse tek të gjithë tjerët, askush nuk mund të qëndrojë indiferent apo të mund të kontrolloj emocionet.

“Kjo na ka thyer, na ka thyer shpinën”, thotë ky burrë që assesi të mund të pajtohet me fatin që e tërë familja e tij vdiq.

Është publikuar edhe një video tjetër e një djali të vogël nga Siri që kishte ngecur nën rrënoja në Turqi, të cilit i japin ujë nga kapaku i një shisheje të plastikës.

Tërmeti në Turqi dhe Siri bashkoi botën, aeroplanët izraelitë dhe iranianë krah për krah në aeroportin e Gaziantepit
Lexo po ashtu Tërmeti në Turqi dhe Siri bashkoi botën, aeroplanët izraelitë dhe iranianë krah për krah në aeroportin e Gaziantepit

E kur merren të gjitha këto parasysh, ekziston një copë shprese se populli ka gjetur vullnet të madh të vazhdojë jetën dhe të ndihmojë ata që janë prekur nga ky tërmet.

3-vjeçari Arif Kan është nxjerrë pas 43 orëve që qëndroi nën rrënoja, kurse pamjet e djaloshit flasin më shumë sesa njëmijë fjalë. /Telegrafi/