LAJMI I FUNDIT:

Humbën gjithçka në luftë, sot po ndërtojnë botën nga Kosova

Humbën gjithçka në luftë, sot po ndërtojnë botën nga Kosova

Të humbasësh gjithçka në luftë, e 20 vjet më pas të udhëheqësh një revolucion biznesor që ndërton botën nga Kosova me anë të teknologjisë dhe bashkëpunimeve globale…

Pak a shumë në fjalinë më lartë përshkruhet storia e mrekullueshme prapa familjes Pllana, e cila është themeluese e BP Home Investment, kompanisë prestigjioze kosovare që me anë të fuqisë për ndryshim arriti të vë hapat gjigante falë punës, sinqeritetit, besimit e drejtësisë.

Me anë të një video të publikuar në faqen zyrtare të BP Home në Facebook, ku themeluesi dhe drejtori menaxhues i kompanisë, Mentor Pllana, përshkruan fillimin e këtij rrugëtimi, që do shndërrohej në një prej storieve më të veçanta shqiptare të suksesit.

Teksa përshkruan se si babai i tij gjithmonë ishte i përkushtuar ndaj teknologjisë dhe prodhimit të akumulatorëve, e ku pasi ishte pushuar nga puna, tregon se si familja Pllana ishte eksportuese e baterive në Evropë, 20 VITE PARA ELON MUSK DHE KOMPANISË TESLA.

“Pas lufte mbetëm pa asgjë, humbëm edhe shtëpinë në pjesën veriore të Mitrovicës. Në vitin 99 filluam me një dyqan të vogël prej 50 metra katrorë duke shitur dyer e dritare, ku punuam si ngarkues, shkarkues, vozitës, kontabilist e menaxher, ndërsa këtë vit si kompani po i mbushim plot 20 vite, me 85 të punësuar në zyret tona e 400 nënkontraktorë që punojnë çdo ditë me ne”, shprehet Mentor Pllana, i cili suksesin ia dedikon punës së pandalshme që nga mosha e hershme, së bashku me vëllaun Besnik Pllana.

BP Home Investment nuk po ndalet. Synimet e tyre në Kosovë i arritën, tani kanë një synim tjetër të madh – Kosovën ta bëjnë faktor global.

Për këtë, për 5 vite kanë investuar në produkte e shërbime për t’i kaluar kufinjt e Kosovës dhe për këtë arsye ka themeluar dy kompani, për të dalë në tregjet ndërkombëtare.

Kompania FINGERMARKET është platformë digjitale për financimin e projekteve të ndryshme në botën e pakufishme “online”.

“Fokusi primar i FINGERMARKET është investimi dhe financimi digjital i projekteve tona në të gjithë Evropën dhe Amerikën, e bazuar në teknologjinë Crowd Funding, Crowd Financing dhe Crowd Renting”, shprehet zotëri Pllana i cili në të njëjtën kohë konfirmion lansimin e versionit final për këtë qëllim gjatë muajve mars/prill 2020.

Kompania INSTABUILT e para e këtij lloji u themelua në Kosovë, një fabrikë e cila do të prodhojë ndërtime modulare apo hapësira fluturuese.

Veç në vitin 2020 INSTABUILT do të ketë kapacitet të ndërotjë 8 lagje si “Lagja Qershia” çdo vit, ndërsa deri në fund të vitit 2022 do të ketë kapacitet prej 1 milion metra katrorë ose të ndërtohen 26 lagje si ‘’Lagjja Qershia’’ çdo vit, në Evropë, Skandinavi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ju mund ta bëni Kosovën vend që EKSPORTON, INVESTON dhe NDIHMON dhe këtë mund ta bëni si nënkontraktor, ndërmjetës, investitor apo partner të BP Home, pavarësisht ku jetoni e veproni.

Mjafton që të kontaktoni BP Home duke komunikuar direkt me drejtorin menaxhues, Mentor Pllanën, përmes kontakteve të vendosura në videon e tyre.

Me punë dhe synime të tilla, BP Home është vërtetë fuqia e diferencës dhe për Kosovën diferenca bëhet vetëm përmes bashkëpunimit, duke kontribuar në arsimimin, punësimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

artikull i sponsorizuar

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapja e Cinestar Megaplex në Prishtina Mall! Sot në ora 15 kinemaja më e madhe dhe më e bukur në Evropën Juglindore hap dyert

Hapja e Cinestar Megaplex në Prishtina Mall! Sot në ora 15 kinemaja më e madhe dhe më e bukur në Evropën Juglindore hap dyert

Cinestar
Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

Two Friends
Ma lirë s’ka – me 3 euro nga Albi Mall në qendër të Prishtinës përmes Shoferi Im dhe City Taxi

Ma lirë s’ka – me 3 euro nga Albi Mall në qendër të Prishtinës përmes Shoferi Im dhe City Taxi

City Taxi
Shije e nivelit botëror në Prishtinë me 6 dhe 7 maj – Zgjidhje për çdo Chef

Shije e nivelit botëror në Prishtinë me 6 dhe 7 maj – Zgjidhje për çdo Chef

Frigo Deluxe
A e dini cili ishte vizatimi më i madh në Kosovë për festën e 1 Qershorit

A e dini cili ishte vizatimi më i madh në Kosovë për festën e 1 Qershorit

Viva Fresh Store
6 cent zbritje në të gjitha pikat e Petrol Company

6 cent zbritje në të gjitha pikat e Petrol Company

Petrol Company
Kalo në kategori