LAJMI I FUNDIT:

Humb kontrollin mbi timonin, përplas Ferrarin në rrethojën mbrojtëse të urës së Londrës – shoferi filmon ngjarjen

Humb kontrollin mbi timonin, përplas Ferrarin në rrethojën mbrojtëse të urës së Londrës – shoferi filmon ngjarjen

Ky është momenti rrëqethës kur shoferi i veturës sportive Ferrari, humb kontrollin mbi timonin derisa po lëvizte me shpejtësi mbi një urë në Londër dhe përplaset në rrethojën mbrojtëse të urës.

Pamjet e këtij moment janë filmuar me kamerë të vendosur brenda veturës, e në momentin kritik një çiklist që po kalonte pranë veturës së shtrenjtë italiane, për pak sa nuk goditet, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për urën Lambeth në qendër të Londrës, në të cilën përplaset Ferrari dhe menjëherë hapen jastëkët me ajër për t’ia shpëtuar jetën shoferit.


Videoja është shpërndarë në internet të hënën dhe tregon se si Ferrari 812 që kushton 300 mijë euro, përplaset brenda e shoferi që ishte brenda shpëton pa ndonjë lëndim.

Shoferi me sa duket dëshironte të testonte fuqinë motorike të Ferrarit i cili ka hiq më pak se 789 kuaj-fuqi, por llogaritë nuk i kishte bërë mirë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori