LAJMI I FUNDIT:

Humb kontrollin mbi parashutën, braziliani bie për vdekje në tokë – publikohen pamjet rrëqethëse

Humb kontrollin mbi parashutën, braziliani bie për vdekje në tokë – publikohen pamjet rrëqethëse

Një 26-vjeçar që po trajnohej për të bërë paragllajd, humbi jetën në një aksident tragjik në Brazil.

Alexandre Pereira, po kryente stërvitjet kur në një moment humbi kontrollin mbi parashutën dhe u përplas me tërë forcën në tokë në Alagoa Grande, qytet në një zonë rurale në verilindje të Paraiba, transmeton Telegrafi.


Videoja amatore e regjistruar nga një fshatar, shfaq momentin kur Pereira humb kontrollin mbi parashutën dhe përplaset për vdekje.

Ai fillimisht bën disa lëvizje të shpejta dhe të pakontrolluara sa ishte në ajër, dhe në një moment fillon të bie me shpejtësi në fshatin Vila Nova.

Pereira është shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes nga mjekët që arritën shpejtë me autoambulancë.

Siç raportojnë mediat braziliane, Pereira prej vitesh kishte stërvitur për të bërë paragllajding. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori