LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën personi i dytë jashtë Kinës nga coronavirusi, rritet numri i viktimave – shkon në 425

Humb jetën personi i dytë jashtë Kinës nga coronavirusi, rritet numri i viktimave – shkon në 425

Hong Kongu ka njoftuar sot se ka ndodhur vdekja e personit të dytë jashtë Kinës i prekur nga coronavirusi. Bëhet fjalë për një burrë 39-vjeç, i cili ishte infektuar me virus pasi kishte vizituar qytetin kinez Wuhan në janar. Kjo është vdekja e dytë nga coronavirusi që po ndodh jashtë Kinës, raporton Reuters.

Vdekja e parë ishte raportuar javën e kaluar – ku një kinez 44-vjeç ndërroi jetë në Filipine, pasi kishte udhëtuar atje pas një qëndrimi disa ditor në Wuhan, epiqendra e virusit vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që numri i viktimave në Kinë është rritur në 425, e të paktën 151 raste të infektuarve janë regjistruar në 23 vende tjera të botës, përfshirë Japoninë, SHBA-të, Tajlandën, Hong Kongun dhe Britaninë.

Vdekja e dytë jashtë Kinës – më saktësisht në Hong Kong ka ndodhur në ditën kur qindra punonjës shëndetësor po kërkojnë nga qeveria që të mbyll plotësisht kufirin me Kinën, nga frika se mund të zgjerohet virusi.

Në ish-koloninë e Britanisë së Madhe deri më tani janë konfirmuar 15 raste me coronavirus. /Telegrafi/