Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga rimorkio e traktorit.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 13:00 në fshatin Korminjan i Poshtëm, Ranilug.


“Raportohet se viktima mashkull kosovar është rrëzuar nga rimorkio e traktorit dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në raport.

Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/