LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën nga COVID-19 edhe një person nga Podujeva, arrin në 116 numri i viktimave

Humb jetën nga COVID-19 edhe një person nga Podujeva, arrin në 116 numri i viktimave

Edhe një person ka humbur sot jetën si pasojë e infektimit me coronavirus. Viktima është nga komuna e Podujevës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.


Rudari përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, dhe ka kërkuar nga qytetarët që t’iu përmbahen udhëzimeve të IKSHPK-së.

Ndryshe deri më tash 116 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.

Postimi i plotë i Rudarit:

U pikëllova shumë me lajmin që mora sot, për shkuarjen e hershme e të papritur në amshim të shokut tim të gjeneratës, fqiut tim të mirë, Ajfer Fetahu, i cili kishte kohë për të gjithë dhe ishte i dashur për të gjithë.

Që nga ditët e para të angazhimeve te rezistences ndaj regjimit pushtues serb, Ajferi ishte i angazhuar pothuajse në secilin proces, ndaj dhimbja për ndarjen nga jeta është shumë e madhe.

Miku im para disa ditësh kishte rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, i cili pamëshirshëm po merr jetë njerzish në mbarë botën, por edhe në vendin tonë.

Në këto momente të dhimbjes së madhe jam me familjen Fetahu dhe bashkëndjej me ta.

Ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e njeriut të mirë!

I përjetshëm kujtimi për Ajferin

Edhe në këto momente dhimbje u bëj thirrje qytetarëve t’u përmbahen udhëzimeve të IKShPK-së dhe ta japin kontributin në mbrojtjen e shëndetit të tyre dhe të familjeve! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori