LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën edhe një infermiere në Kosovë si pasojë e COVID-19

Humb jetën edhe një infermiere në Kosovë si pasojë e COVID-19

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar se si pasojë e COVID-19 ka ndërruar jetë infermierja Miradije Pllana – Hoti.

Sindikata e Infermierëve në telegramin e ngushëllimit thotë se,  Miradije Pllana – Hoti do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve.


“Sindikata e Infermierëve të Kosovës, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin se nga virusi COVID-19, ka ndërruar jetë Miradije Pllana-Hoti, infermiere në Klinikën e Neurologjisë, QKUK. Do të kujtohet si profesioniste e përkushtuar në punë dhe që nuk ndaloi së shërbyeri pacientëve, përgjatë shumë viteve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Tutje në telegram thuhet se “në emër të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, familjes së ndjerës dhe gjithë kolegëve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”.

Ndryshe, si pasojë e COVID-19 në Kosovë kanë humbur jetë disa mjekë dhe disa infermierë. /Telegrafi/