LAJMI I FUNDIT:

Humb afro 10 mijë dollarë, kinezi që punonte në fabrikën e metalit kryen vetëvrasje – hidhet në furrën ku po shkrihej metali

Humb afro 10 mijë dollarë, kinezi që punonte në fabrikën e metalit kryen vetëvrasje – hidhet në furrën ku po shkrihej metali

Një video rrëqethëse e publikuar në internet shfaq momentin kur një punonjës në një fabrikë për prodhimin e metalit në Kinë, kryen vetëvrasje duke u hedhur në furrën për shkrirjen e metalit pasi kishte humbur 9 mijë dollarë në tregun e bursave.

Wang Long, 34-vjeç, punonjës në fabrikën e kompanisë Baogang Group në Baotou, shihet se si heq helmetën dhe dorezat, duke i hedhur në tokë dhe pa u menduar dy herë hidhet në furrën ku po shkrihej metali, transmeton Telegrafi.


“Ai thjesht zhduket menjëherë”, ka thënë një punonjës tjetër që ka pasur qasje në pamjet e kamerave të sigurisë.

Në anën tjetër zyrtarë të kompanisë ku ai punonte, kanë thënë se Wang ishte zhdukur gjatë 24 marsit derisa ishte në ndërrimin e natës, duke nxitur një operacion të gjerë të kërkim-shpëtimit.

“Na vie shumë keq për vdekjen e tij. Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e të ndjerit”, thuhet në kumtesën e kompanisë kineze.

E policia e ka cilësuar vdekjen e Wangut si vetëvrasje. Bashkëpunëtorët e të ndjerit kanë thënë se ai kishte humbur një shumë të parave në bursë.

Madje sipas policisë, besohet se ai ia mori vetes jetën pasi kishte borxh një shumë të majme të parave – mbi 60 mijë yuan apo rreth 9.130 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori