LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi tregon vendet ku blihet drogë në Tiranë (VIdeo)

Hulumtimi tregon vendet ku blihet drogë në Tiranë (VIdeo)

Një emision hulumtues në Tiranë ka arritur të depërtojë brenda rrjetit të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë. Gjatë realizimit të emisionit “BOOM” në Ora News, janë mësuar vendet dhe lehtësia e blerjes së drogës në Tiranë.

Gazetari i gjeti kontaktet, duke siguruar dhe një dozë heroinë 10 mijë lekësh të vjetra.


BOOM brenda rrjetit të shpërndarjes së drogës

Gazetari: Si kalove?

Shpërndarësi: Me çfarë mund t’ju ndihmoj?

Gazetari: Po flasim nëse mund të na ndihmoni me ndonjë gjë.

Shpërndarësi: Hajde njëherë.

Shpërndarësi: Ulu mo ulu.

Gazetari: Jo se do të iki unë tani.

Shpërndarësi: Ku do ikësh ulu, ça halli ke o vëlla?

Gazetari: Kam një shok e kam shumë keq, më jep një dozë.

Shpërndarësi: Sa lekë ke ti me vete?

Gazetari: Po sa shkon, ai më tha 10 mijë lekë bën?

Shpërndarësi: Po pra, po ka 10, 20, ti ka dhënë ty lekët? Ku është ai shoku?

Gazetari: Po shokun e kam kapicë atje. Ma sill këtu, të pres këtu unë?

Shpërndarësi: Duhet me bo lekët o vëlla.

Gazetari: Ja të jap lekët, nuk është problem për lekët.

Shpërndarësi: Po kena frikë ndonjë polici, ndonjë gjë o shoku. Ku e more vesh ti që jam këtu unë?

Gazetari: Po e di mo burrë se më tha se vjen këtu ai gjithmonë.

Shpërndarësi: Si e ka emrin ai shoku jot?

Gazetari: Arben, është nga Elbasani. Të presim këtu ne apo do të ikim me atë?

Shpërndarësi: Ik me atë ik. Prit tek ajo makina e kuqe aty.

Pas 2 minutash

Gazetari: A e ke mallin?

Shpërndarësi: Ma dha mallin, e kam në dorë.

Gazetari: Ku e ke mallin?

Shpërndarësi: Ja e kam në dorë o shok.

Gazetari: Ku të të vij të takoj nëse më kërkon prapë?

Shpërndarësi: Po aty po më gjete. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori