LAJMI I FUNDIT:

Një hulumtim ka konstatuar: Njerëzit inteligjentë pinë më shumë dhe më pak merren me sport

Një hulumtim ka konstatuar: Njerëzit inteligjentë pinë më shumë dhe më pak merren me sport

Hulumtimi i kryer kishte të bënte me karakteristikat e njerëzve me inteligjencë të lartë

Psikologu Satoshi Kanazawa nga “London School of Economics and Political Science” kreu një hulumtim që shqyrtonte karakteristikat e njerëzve me inteligjencë të lartë.


Rezultatet kanë treguar qartë që personat më inteligjentë përfaqësojnë vlerat më moderne, më liberale, por gjithashtu edhe më pak janë religjiozë nga njerëzit jointeligjentë.

Të mençurit po ashtu më shpesh qëndrojnë zgjuar deri vonë natën dhe më shumë pinë, edhe pse me maturi, se njerëzit me IQ më të ulët, transmeton Telegrafi.

Është vërejtur edhe që njerëzit më inteligjentë merren më pak me sport.

Rezultatet e këtilla Kanazava i shpjegon me “Teorinë e savanës”, e cila thotë që njerëzit me koeficientin më të lartë të inteligjencës më mirë përballen me situatat në jetën bashkëkohore.

Nga ana tjetër, truri i njerëzve më pak inteligjentë shpesh ka probleme me arritjet që janë relativisht të reja në kuptimin evolucionar dhe për këtë arsye jetojnë në mënyrë më konservatore. /Telegrafi/