LAJMI I FUNDIT:

“Hulku i Pakistanit” kërkon të dashur, por ka një kusht – kërkon një grua ‘të peshave të rënda’

“Hulku i Pakistanit” kërkon të dashur, por ka një kusht – kërkon një grua ‘të peshave të rënda’

Një peshëngritës me një peshë rreth 450 kilogramë i njohur si “Hulku i Pakistanit” është në kërkim të një gruaje, por nuk do të marrë në konsideratë asnjë femër nën peshën 100 kilogramëshe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Arbab Khizer Hayat, 27 vjeç, pretendon të ketë refuzuar deri në 300 nuse të mundshme sepse ato ishin shumë të vogla dhe tani ka rritur kërkimin për një ‘të peshave të rënda’.

Njeriu gjigant gjithashtu ka thënë që partnerja e tij ideale duhet të jetë një kuzhiniere e shkëlqyeshme për tu kujdesur për dietën e tij 10,000 kalori-në ditë, që përfshin edhe fërgimin e 36 vezëve për mëngjes.

Hayat, nga Mardan, Pakistan, tha: “Unë dua të takoj një grua që peshon të paktën 100 kilogramë ajo duhet të jetë mbi 1.90 metra e gjatë, kështu që ne dukemi “si të njëjtë”.

Hayat tha: “Unë kam nevojë për një grua me peshë të rëndë që të mos e lëndoj atë. Të gjitha gratë që kanë dashur të martohen me mua deri më tani kanë qenë shumë të dobëta”.

“Prindërit e mi duan që unë të martohem. Ata duan të kenë fëmijë të mëdhenj, por unë nuk kam gjetur njeriun e duhur për veten time”.

“Në shtatë vitet e fundit, unë kam kërkuar dëshpërimisht për të dashur dhe kam takuar 200-300 vajza, por të gjitha ishin me një peshë mesatare”. /Telegrafi/