LAJMI I FUNDIT:

“Hulku i Kosovës” thyen rekordin Guinness, për peshën më të rëndë të mbajtur në trup

“Hulku i Kosovës” thyen rekordin Guinness, për peshën më të rëndë të mbajtur në trup

Bujar Muli i njohur ndryshe edhe si “Hulku i Kosovës” ka hyrë zyrtarisht në librin e Guinness për peshën më të rëndë që ka mbajtur në trup.

Për këtë ka njoftuar Libri i Rekordeve Guinness nëpërmjet uebfaqes zyrtare në internet dhe vetë vushtrriasi përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Telegrafi.


“Pesha më e rëndë e mbajtur në trup është 1,531 kilogram dhe është arritur nga Bujar Muli, më 15 korrik 2023”, thuhet në njoftimin e Guinness, duke shtuar se ai kishte thyer rekordin me qese të shumta çimentoje të vendosura mbi trupin e tij.

I ngazëllyer për njohjen e këtij rekordi nga Guinness, vushtrriasi publikoi dy fotografi në Facebook bashkangjitur me postimin ku bën të ditur arritjen e tij.

“Nder dhe krenari për mua që me forcën time arrita ta fus emrin e qytetit tim Vushtrrisë dhe vendin tim Kosovën në librin më të famshëm ne botë ‘Guiness World Record’”, shkroi Muli.

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Pamje madhështore të vendeve më të bukura të botës nga droni (Foto)

Pamje madhështore të vendeve më të bukura të botës nga droni (Foto)

Fun
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Kalo në kategori