Sipas mediave të huaja, Hugh Jackman është gati të martohet me Sutton Foster, me të cilën është në një lidhje prej gati një viti.

Çifti po shqyrton martesën, por planet e tyre thuhet se janë komplikuar nga fëmijët e Jackman, të cilët janë kundër kësaj lëvizjeje sepse nuk u pëlqen ideja që babai i tyre të martohet përsëri.


Djali i Jackman, Oscar Maximilian, dhe vajza e tij, Ava Eliot, janë të përkushtuar ndaj nënës së tyre dhe nuk janë të gatshëm ta mbështesin bashkimin e ri të babait të tyre. Megjithatë, në të gjitha këto, babai i tyre dëshiron të respektojë ndjenjat e tyre.

Aktori nuk dëshiron që fëmijët e tij të ndihen të detyruar të futen në një situatë për të cilën nuk janë gati. Situata ndërlikohet edhe më tej nga situata e partneres të Jackman, Sutton Foster.

Konkretisht, ajo i dha fund martesës së saj me skenaristin dhe producentin Ted Griffin në tetor 2024, por divorci i tyre ende nuk është finalizuar zyrtarisht.

Jackman dhe Foster u takuan ndërsa punonin për një ringjallje të muzikalit "The Music Man", i cili u shfaq premierë në shkurt të vitit 2022 në Teatrin Winter Garden në New York.

Në një intervistë të mëparshme, Jackman e përshkroi Foster si një aktore të talentuar, ndërsa ajo e përshkroi atë si të sjellshëm dhe bujar. /Telegrafi/