LAJMI I FUNDIT:

Huawei lanson hibridin MateBook

Huawei lanson hibridin MateBook

Siç edhe pritej, në këtë edicion të MWC - Huawei ka zbuluar modelin e ri të laptopit të saj Huaëei MateBook, i cili është një hibrid mes laptopit dhe tabletit të bazuar në Windows në ekranin prej 12 inç në LCD.

Ekrani i MateBook ofron rezolucionin prej 2160 x 1440 pikselëve me densitet të pikselëve prej 216 ppi me opsione të ndryshme të procesorëve të Intel Core M në varësi të nevojave dhe buxhetit tuaja.

Bashkë me opsionin për zgjedhjen e procesorëve, laptopi-tablet gjithashtu mund të jetë i pajisur me 4 ose 8 GB RAM, si dhe memorien në formë të 128 ose 512GB.

Huawei MateBook sjell edhe versionin më të fundit të Windows 10, por pa mundësinë e kalimit në Android, siç ishte thënë fillimisht.