Pandemia e COVID- 19 e ka vënë Kinën në fokus të analizave për raportet e vështira tregtare të saj me SHBA dhe vendet e Evropës.
Pas krizës së euros në vitin 2008, investimet kineze në Evropë u rritën 50 herë. Edhe investimet e saj në Ballkan janë më të larta se ato të vendeve të BE, kompanitë e të cilave, kur duan të zhvillojnë një kontratë, janë të maturuara, kanë procedura të rrepta dhe marrin shumë kohë, ndërsa kompanitë kineze operojnë më shpejt, me kosto të ulët pa patur parasysh standardet mjedisore apo sociale.
Forma kryesore e investimeve kineze në Ballkan është huadhënia thonë studiuesit dhe kjo ka sjellë në disa raste rritje të borxhit publik në këto vende, siç është rasti në Malin e Zi.
Kriza e COVID 19 nxori në pah dhe hodhi në mjaft tryeza diskutimi, raportet tregtare mes Evropës dhe Kinës, apo SHBA dhe Kinës, si dhe interesat gjeopolitike në këtë rrafsh. Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë pas asaj amerikane dhe ekspertët mendojnë se ajo mund të sjellë lëvizje tektonike në arkitekturën e ekonomisë botërore.
“Kina po riaktivizon një projekt që vjen nga periudhat e hershme të mesjetës ndoshta, me ndërtimin e një rruge të madhe tregtare të ish rrugës së mëndafshit. Sigurisht që kjo do të krijojë një lehtësi akoma më të madhe për penetrimin e manifakturës dhe të industrisë kineze në të gjithë tregjet e Europës. Dhe nga kjo pikëpamje Kina po përgatit një lloj infrastrukture, e cila do të sjellë padyshim një rol edhe më aktiv të saj”, – thotë Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.
Studiuesit mendojnë se Kina ka ditur t’i shfrytëzojë krizat në Europë dhe pas asaj të vitit 2008, investimet kineze u rritën 50 herë, nga 800 milion dollarë në 42 miliard dollarë në vitin 2016, duke bërë që fluksi i investimeve kineze në Europë të jetë 4 herë më i madh se ai i investimeve europiane në Kinë. Në tre vitet e fundit këto investime kanë rënë në 13 miliard dollarë për dy arsye, thonë ekspertët, që lidhen me kontrollin e kapitaleve nga qeveria kineze dhe proçedurat e rrepta nga vendet e BE.
“Në sytë e investitorëve kinezë Evropa është ndarë në tre zona të ndryshme: ajo perëndimore jugore dhe lindore, të bazuara në zhvillimin ekonomik, në avancimin teknologjik, vendndodhjen gjeografike dhe kuadrin institucional. Atëherë kjo pikëpamje çon në strategji të diversifikuara të investimeve kineze në Europë, të fokusuara në investime strategjike në vendet më të zhvilluara të BE-së, si dhe në projekte infrastrukturore në vendet periferike”, – thotë Valbona Zeneli, Drejtore e departamentit të inisiativave strategjike “Marshall Center”, Gjermani.
Edhe Ballkani ka parë një rritje të gjurmës së investimeve kineze, përmes krijimit të një platforme 17 plus 1, mes Kinës, disa vendeve europiane dhe vendeve të Ballkanit perëndimor, me përjashtim të Kosovës.
“Në Ballkanin perëndimor tashmë investimet kineze përbëjnë 20% të stokut të përgjithshëm të investimeve të huaja direkte, rreth 14 apo 15 miliard dollarë, ku Serbia kryeson me rreth 10 miliard. Po ta krahasojmë me investimet në BE, investimet kineze në BE përbëjnë rreth 2% të stokut të përgjithshëm, ndërsa në Ballkan kanë arritur rreth 20% kryesisht në infrastrukturë”, – thotë Valbona Zeneli, Drejtore e departamentit të iniciativave strategjike “Marshall Center”, Gjermani.
Forma kryesore e investimeve në rajonin e Ballkanit është huadhënia për projekte të infrastrukturës, dhe 89% e atyre që konsiderohen investime thonë ekspertët janë borxhe. Ilustrimi është autostrada e Barit në Mal të Zi që ka rritur borxhin në këtë vend në 80%. Në qasjen e ekpertëve këto projekte të mëdha janë mjete perfekte, për të nxjerrë dobësitë strukturore dhe paaftësitë administrative të këtyre vendeve.
“Rreziku i investimeve kineze qëndron në faktin që, në ndryshim nga BE për shembull, në vendet e Ballkanit projektet kineze kanë financuar edhe projekte, që në gjuhën teknike nuk kanë qenë akoma të maturuara. Në Mal të Zi, për shembull, autostrada Bar – Boljare e ka parë koston e saj të rritet në mënyrë të ndjeshme, sepse nuk ishin parashikuar rrugët hyrëse në autostradë. Në rastin e fundit mund të sjellim kontraktimin e unazës së Tiranës. Dy lotet me 20 milion euro kilometri, proçedurë e cila u anulua pasi dokumentat e përgatitjes ishin jo serioze, për të mos thënë qesharake”, – tha Ardian Haçka, Drejtor i hulumtimeve në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Ekspertët thonë se kompanitë e BE kalojnë në një fazë të gjatë kontrolli dhe maturimi para se të zhvillojnë një kontratë, ndërsa kompanitë kineze kanë disa përparësi ndaj tyre, ndaj dhe ka një stepje nga qeveri të vendeve të ndryshme kur bëhet fjalë për këto investime.
“Mendoj se kompanitë kineze kanë avantazhe të dukshme në raport me investitorët perëndimorë: E para janë të mbështetura nga subvencione të mëdha qeveritare dhe banka shtetërore; E dyta janë të gatshme të ndërtojnë me kosto të ulët, pa patur parasysh vërtet standardet mjedisore apo sociale. Dhe në fund, përfitimet më të mëdha janë për kompanitë kineze, sepse ato janë zbatueset e këtyre projekteve”, – thotë Valbona Zeneli, Drejtore e departamentit të inisiativave strategjike “Marshall Center”, Gjermani.
Investimet e Kinës në Shqipëri llogariten afro 500 milion dollarë. Shqipëria nuk ka shpenzuar fonde nga buxheti i shtetit, pasi transaksionet kanë qenë raporte tregtare mes kompanive private.
“Kina s’ka portofol të rëndësishëm të investimeve në Shqipëri në projekte publike. Në dijeninë time, ata kanë bërë disa blerje të kompanive private, qoftë në sektorin e naftës, në hoteleri dhe në aeroportin e Tiranës. Në fakt ato kanë qenë investime europiane dhe kanë qenë vet investitorët europianë, që i kanë shitur dhe kështu janë transaksione krejtësisht private”, – tha Selami Xhepa, President i Universitetit Europian të Tiranës.
Studiuesit mendojnë se edhe në rastin e krizës së Covid-19 Kina tentoi të shfaqej si një nga vendet më të përgjegjshme në këtë krizë, dhe kërkoi të zbehë përgjegjësinë, që pati për mungesën e transparencës.
Përkundrejt fushatave të keqinformimit, ekspertët mendojnë se duhet t’i referohemi shifrave: SHBA është donatori më i madh humanitar në botë gjatë pandemisë me 6.5 miliard dollarë thonë ata. Vetëm për Shqipërinë SHBA ka vënë në dispozicion 2 milion dollarë.
Ndërkohë dhe BE ka një plan asistence prej 3.3 miliard euro për krizën që shkaktoi pandemia, me një ndihmë dhe kredi të buta prej 280 milion euro për Shqipërinë. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje