LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj në përurimin e librit që dëshmon krimet serbe: Libër që flet me gjuhën e argumenteve

Haradinaj në përurimin e librit që dëshmon krimet serbe: Libër që flet me gjuhën e argumenteve

Është përuruar libri me argumente “Tokë e mbjellë me varre, Krimet serbe në Kosovë 1998/1999”, të autorit Dibran Fylli,  që u cilësua si një dëshmi e krimeve serbe që kanë ndodhur në Kosovë.

Pjesë e këtij përurimi ishte dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili tha se ky libër flet në gjuhën e argumenteve për gjithë krimet që ka ndodhur në Kosovë nga okupatori serb.


“Libri që po e promovojmë është libër që flet në gjuhën e argumenteve. Duke filluar nga kapitulli i parë që paraqet projektet antishqiptare të kohës së hershme, e deri tek raporti i ICPM. Kapitulli i dytë flet kryesisht për krimet serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, duke filluar nga maskara e Likoshanit dhe Qirezit, e deri tek krimet e strukturave kriminale serbe në Mitrovicë me datë tre dhe katër shkurt të vitit 2000. Kapitulli tret paraqet shumë raporte dhe dëshmi kryesisht të KMDLNJ për krimet serbe mbi popullatën civile në Kosovë. Kurse në kapitullin e katër përshkruhen shumë raporte të organizatave të huaja për krimet serbe në Kosovë që ishin prezentë gjatë kohës së luftës. Kapitulli i pestë është i fokusuar në emrat e kriminelëve serb që kanë kryer krime në Kosovë dhe nxjerr epilogun që askush nuk i ndjek kriminelët”, tha Haradinaj.

Botimi i këtij libri është mundësuar edhe nga Akademia Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve.

Në emër të akademisë, Skënder Kodra tha se ky libër reflekton një gjenocid që i është bërë kombit shqiptar. Teksa i adresoi dhe disa kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli

“E falënderoj Dibran Fyllin, anëtarin e Akademisë që e nderoj vetën, familjen dhe kombin që e nderoj me punimin e tij shkencor, ky reflekton një të vërtet një gjenocid që është bërë ndaj kombit tonë… Kthehemi te fjalën që më ka dhënë komandanti dhe që nuk e ka mbajt, nuk është vetë komandanti është edhe Behgjet Pacolli. Ai çdo gjë që e ka premtu nuk e ka realizu”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati tha se ky libër dëshmon se duhet punuar vazhdimisht për të dëshmuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Ky libër është një vepër kapitale për luftën e lavdishme që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe masakrat që bën pushtuesit Serbë”, tha ai.

Kurse, profesori Florin Bruqi u shpreh se ky libër jep dëshmi konkrete për gjitha krimet në Kosovë.

“Në libër përmenden me emër dhe mbiemër rastet e viktimat të vrara nga forcat serbe që ishin të shpallura nga po ata si viktima të terroristeve shqiptar”, tha ai.

E autori i librit, Dibran Fylli duke folur për librin e tij, tha se në këtë libër janë mbi 300 emra të kriminelëve serb që kanë kryer gjenocidin në Kosovë.

“Janë mbi 300 e diçka emra të kriminelëve serb dhe pikërisht në mediume ma kanë bërë këtë pyetje, unë nuk i njoh ata emra. Besoj që nuk i njoh ata. Këta emra që janë në libër këtu janë prej vet tyre. Nëse ju kujtohet ata kriminel që kanë bërë kësi maskara nuk i len ndërgjegjja dhe po vina të rrëfehen para televizioneve të ndryshme”, tha ai, raporton KosovaPress./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori