LAJMI I FUNDIT:

Hoxhë Shefqeti: Coronavirusi mesazh i Zotit për njerëzimin

Hoxhë Shefqeti: Coronavirusi mesazh i Zotit për njerëzimin

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka thënë se nuk është i sigurt nëse coronavirusi u bë në laboratorë apo është mesazh nga Zoti. Megjithatë ai thotë se anon nga kjo e dyta.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se sëmundja e coronavirusit nuk është aq e rëndë sa e ka “tutën e madhe”.

Ai ka thënë se sëmundjet paraprake si ajo e murtajës kanë qenë shumë më të rënda se kjo që është tani.

Hoxha ka thënë se megjithatë jeta e njeriut është më e rëndësishme se mbyllja e xhamive.

“Jeta e njeriut është edhe më e rëndësishme nëse rrëzohet Qabja”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Krasniqi thotë se për mendimin e tij kjo sëmundje është më shumë mesazh i Zotit për njerëzimin se ndonjë prodhim laboratorik i njeriut.

Shefqet Krasniqi: Vendimi për mbylljen e xhamive ka qenë hap i nevojshëm
Lexo po ashtu Shefqet Krasniqi: Vendimi për mbylljen e xhamive ka qenë hap i nevojshëm

“Zoti ka dashur të dërgojë një mesazh të qartë njerëzimit pasi këta të fundit kanë marrë rolin e tjetërkujt në tokë. Njeriu aq shumë është rebeluar sa që mendon se është krijues”.

Hoxha thotë se zullumi dhe padrejtësitë në tokë janë shtuar më shumë se asnjëherë më parë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori