LAJMI I FUNDIT:

Shefqet Krasniqi: Vendimi për mbylljen e xhamive ka qenë hap i nevojshëm

Shefqet Krasniqi: Vendimi për mbylljen e xhamive ka qenë hap i nevojshëm

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka komentuar masat e marra nga institucionet për mos hapjen e xhamive edhe gjatë Ramazanit.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se këtë vit myslimanëve në Kosovë iu kanë munguar xhamitë.


Ai thotë se kanë shpresuar që së paku do të hapen xhamitë në këto dhjetë ditët e fundit për shkak të rëndësisë që kanë këto për myslimanët, përcjell Telegrafi.

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës megjithatë nuk kundërshton vendimin për mos hapjen e xhamive në këtë ditë.

“Ky veprim nuk ka qenë hap i gabuar, madje i nevojshëm pasi kjo sëmundje ngjitet nga kontakti mes njerëzve. Nuk jemi vetëm ne që kemi mbyllur xhamitë. Edhe qendra e botës [islame] ka mbyllur xhamitë”.

Hoxhë Shefqeti thotë se nëse vazhdon të mbahet nën kontroll gjendja, është mirë që myslimanëve në Kosovë t’iu lejohet falja e Bajramit me disa kushte.

“Të mbahet distanca gjatë faljes mes besimtarëve. Të mbajnë doreza e maska besimtarët. Por edhe nuk është e thënë të falet bajrami në xhami. Mund të falet në sheshet e hapura të Prishtinës ose në stadium”, deklaroi ndër të tjera Shefqet Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori